Zv. ministrja Tomini flet për procesin e vaksinimit: Ka patur vetëm efekte anësore të lehta

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomimi, ishte sot në një lidhje direkte me “Breaking” në Top News, për të folur për procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

Tomimi u shpreh se ritmet e vaksinimit kanë vijuar me ritme të larta, e kjo është edhe si pasojë e përkrahjes së popullatës që shkon të bëjë vaksinën në kohën që ata thirren.

“Aktualisht kemi 70+ të ndara nëngrupe, ndërkohë që kemi nisur me rend zbritës. Prurjet e vaksinave kanë kaluar parashikimet tona, tani do të vijnë 100 mijë doza të sinovaks. Drejt fundjavës të kemi një zbritje të grupmoshës, 65-69 vjeç, pa dallim, me sëmundje shoqëruese apo jo”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, nëse është njoftuar për ndonjë rast të efekteve negative pasi është bërë vaksina, Tomimi tha se ka pasur vetëm efekte anësore të lehta.

“Kemi një sistem të ngritur për aksionet dhe ngjarjet që shfaqen pas injektimit të vaksinimit. Kemi patur efekte përkundrejt Pfizer, AstraZenica, me gjendje debulese, dhimbje të vendit të injektimit apo ngritje të krahut pak. Janë efekte anësore minimale, që janë të vendosura edhe në letrat që vijnë me vaksinat. Por kryesisht nuk kemi pasur efekte të rënda, e kjo është e vërtetuar edhe nga ekspertët”, u shpreh Tomimi.

Ndërsa duke folur për planin strategjik për pranverën e ardhshme, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se “është plani për imunizimin e popullatës, duke përjashtuar ata nën 18 vjeç”.

“Deri në maj të kemi gjysmë milioni të vaksinuar, e kështu të nisë edhe në muajt në vijim. Në varësi të vaksinës, varet edhe mbyllja e kalendarit të plotë të personit që e ka bërë vaksinën”, tha Tomimi, e cila siguroi që çdo person do marrë të dyja dozat.

Lexo edhe :  Merret pa asnjë pagesë/ Kjo është pasaporta jeshile shqiptare që mund të pajiset çdo i vaksinuar

Gjithashtu zëvendësministrja e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithëve që të mos grumbullohen më shumë se 10 persona, të mbajnë distancën dhe të mbajnë maskën. Gjithashtu këshilloi të gjithë ata që kanë bërë vaksinën që të vijojnë të mbajnë maskën.


Të fundit


Parashikimi i horoskopit, 11 maj 2021

Dashi Të lindurit e kësaj shenje shumë shpejt do të kuptojnë se komplekset me të cilat keni luftuar prej vitesh, janë të kota. Kalojeni ditën...

A do të kemi përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe? Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se shanset që KAS t’i japë të drejtë PD për rivotim në...

E trishtë/ Aktorja e njohur e humorit humb motrën dhe i bën dedikimin prekës: Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi

Një lajm i trishtë për familjen Kujofsa është raportuar këtë të hënë nga vetë aktorjas Lisa Kujofsa, e cila bëri me dije se ka...

Lajme të tjera

Web TV