Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të shtunën pasdreke dy takimet e para të javës së 27-të të Kategorisë Superiore, si dhe takimet e para të fazës së 3-të të Kategorisë së Parë.

Në Kategorinë Superiore, Kukësi ka mundur 3-0 Kastriotin, me të gjithë golat e realizuar në pjesën e dytë, ndërsa Skënderbeu dhe Tirana janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Dy takime të tjera të javës së 27-të, Vllaznia-Laçi dhe Apolonia-Teuta, kanë nisur të luhen në ora 16:00.

Ndërkaq, në Kategorinë e Parë, në grupin A, në betejën e “play-off”-it, Korabi është mundur me përmbysje nga Dinamo, me shifrat 1-2 dhe Vora-Burreli 0-3. Matjanët kryesojnë me 37 pikë, të ndjekur nga blutë e kryeqytetin, me dy pikë më pak, ndërsa dibranët mbajnë vendin e 3-të, me 33 pikë.

Në betejën e “play-out”-it të këtij grupi, Oriku mundi Besëlidhjen 1-0 dhe Partizani B fitoi ndaj Veleçikut 2-0. Kurse në grupin B është luajtur vetëm një duel i vlefshëm për “play-out”-in dhe Elbasani është mundur me një gol të vetëm në fushën e vet përballë Lushnjës.


Të fundit

Ndërtohet qendra e re shëndetësore në Kamunah të Cërrikut, Balla: Falenderoj Kuvajtin për mbështetjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Andis Salla dhe deputeti...

Tentativa për kultivim kanabisi në fshatrat e Krujës, policia arreston në flagrancë 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga të policisë për kultivim të bimëve narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Krujës në Thumanë. Burime...

I vranë burrin përpara syve, flet Silvana Çaka: Fillimisht na përplasën me makinë, më pas vrasësi…

Është zbardhur dëshmia e Silvana Çakës, gruaja e cila mbeti e plagosur mbrëmjen e djeshme në një atentat ku u vra bashkëshorti i saj...

Identifikohet pasagjeri i dytë që u shpëtoi breshërisë së plumbave ku u ekzekutua Bledar Birçaj

Ky është momentin kur 20-vjeçari Edison Zenel pasagjeri në sediljen e pasme të automjetit ku u ekzekutua biznesmeni Bledar Birçaj del nga dera e...

Kërcënoi se do të vetëvritej, burri zbret nga godina e “Muzeut Kombëtar”

Personi që kërcënoi me vetëvrasje nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka negociuar me policët dhe ka zbritur, fatmirësisht pa pësuar lëndime. Mësohet se arseja që...

Lajme të tjera

Web TV