Covid-19/ 238 raste të reja, ja sa viktima u shënuan në 24 orë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238
Të shëruar në 24 orë     517
Të shtruar në spitale      221
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2684

Lexo edhe :  Vrau gruan në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e Koço Buzos, ja çfarë i kishte thënë

Testime totale            589,607
Raste pozitive             128,393
Raste të shëruara        97,723
Raste Aktive                 28,353
Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19959
Fier      2483
Durrës  1195
Gjirokastër  1202
Shkodër  1015
Korçë   738
Vlorë     646
Kukës    323
Dibër    347
Elbasan  255
Berat    88
Lezhë     102


Të fundit

Për shqiptarët që i zhgënjeu raketa kineze

Nga Leonard Veizi Tronditja ishte e madhe kur portalet nisën të transmetonin lajmin se raketa kineze “Long March 5B”, e...

Zgjedhjet/ Basha në tur elektoral për të mbajtur partinë

Nga Fernada Cenko   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve në Shqipëri, ku pas Durrësit, dje radhën e ka...

Parashikimi i horoskopit, 13 maj 2021

Dashi Të lindurit e kësaj shenje duhet të ndihen të lirë për të eksperimentuar në aspektin personal. Kërkoni një mënyrë më efikase për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV