“Dua t’i rikthehet shikimi mamit”/ 29-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk e ka parë kurrë të voglin e saj (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bukurie Sade, është nënë e tre fëmijëve. Tre vite më pare, 29-vjeçares nga Cërriku, iu dëmtua shikimi aq rëndë sa nuk arrin të shohë fëmijët. Djalin dhe vajzën e madhe për herë të fundit i ka pare, para se të sëmurej. Ndërsa djalit të vogël, Bukuria i di vetëm emrin. Ajo nuk e di se sa i bukur është Amaris.

Unë nuk punoj jam në shtëpi, sepse nuk shoh nga sytë. Më kanë thënë që është një sëmundje e lindur dhe mund të kurohet me një operacion që kushton shumë lek. 4000 euro” , thotë Bukurie Sade.

Bertin është 10 vjeç. Ai thotë se është një nxënës i dalluar. Pasi bën detyrat, ai nuk luan si fëmijët e tjerë, por kujdeset për nënën e tij.  “Jam shumë keq sepse nuk e shoh do ta mamin kështu. Dua shumë që ajo të shohë, kjo është dëshira ime më e madhe. Jam shumë i mirë në shkollë, nxënës i dalluar. Pasi mësoj e ndihmoj mamin me punët e shtëpisë”.

Në këtë familje askush nuk punon. Ndriçimi, kryefamiljari çdo ditë del në fshat me shpresën se dikush do ta thërrasë për punë.  “Unë punoj me ditë ku të gjej. Kam problem nusen, skam para që t’i sjell shikimin. Ju lutem më ndihmoni”.

4000 euro mund të shpëtojnë 29-vjeçaren nga verbëria. Bukuria thotë se nëse shpëton dritën e syve do të gjej fuqinë të mundë dhe varfërinë. “Nëse unë do të arrij të shikoj do të punoj në arë, në sera ku të gjej punë. Vetëm të shikoj”./ Top Channel

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV