A duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar Covidin? Flet imami, ja çfarë thotë për vaksinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar Covidin? Flet imami Shefqet Krasniqi, çfarë thotë për vaksinat

Ish-kryeimami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit personat të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19 si dhe njerëzit që kanë sëmundje të tjera.

Krasniqi ka theksuar se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata?”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

“Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të mos agjërojnë”.

“A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë?“, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se vaksinimi kundër Covid-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Vaksinat të cilat lejohen shkencërisht të merren për njerëzit, i lejon edhe feja”, tha ai.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV