Braktisi burrin për të dashurin, gruaja kërkon falje në televizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende e padivorcuar ajo la vajzën 4-vjeçare tek prindërit dhe në vitin 2019 nis një tjetër bashkëjetesë, duke u bërë nënë për herë të dytë.

Burri i parë flinte gjumë dhe nuk punonte. Me bashkëjetuesin Igert Jaka u njoha në “Facebook” dhe kemi biseduar një vit në telefon. Që në fillim të njohjes i tregova për martesën, por ai më pranoi dhe kështu nisëm një marrëdhënie sëbashku. Takimin e parë e patëm në Bulqizë dhe po atë ditë ikëm bashkë në Korçë. Faktin që unë lashë burrin, prindërit e mi e mësuan pas disa kohësh, ndërsa bashkëshorti im nuk dinte asgjë. Vajzën që kisha me burrin e parë e lashë te nëna ime, por asaj nuk i thashë asgjë. Me djalin nga Korça qëndrova tek shtëpia e prindërve të tij. Igertin e dashuroja, por kohët e fundit filloi të më dhunonte. Vjehrra më thoshte lërë djalin, se është pa shkollë. Nuk është për ty! Kemi një vajzë që është dy muajshe sot. Ai më shoqëroi deri te fugonat e Dibrës dhe më tha: Nuk të mbaj më!

Nëna e dy vajzave është dëbuar nga banesa, ku jetonte në qytetin e Korcës, pasi bashkëjetuesi e ktheu tek prindërit e saj në Dibër. Ai braktisi dhe vajzën 2 muajshe, ndërsa i dha fund marrëdhënies me Blertën. Por një tjetër variant zbulon në studion e emisionit, Endri Jaka vëllai i bashkëjetuesit. Ndërsa debaton ashpër me 21-vjeçaren për fatin e foshnjes dy muajshe, ai tha se Blerta i ka gënjyer dhe se ditën kur solli në jetë vajzën, ata mësuan të vertetën, e martesës që ua kishte mbajtur të fshehur 21-vjecarja. Kjo e fundit është braktisur edhe nga familja e saj.

Vëllai i bashkëjetuesit: Ajo e ka mashtruar vëllain tim. I ka thënë që nuk ishte e martuar. Kur shkuam për të bërë regjistrimin e vajzës e zbuluam të vërtetën. Për këtë arsye vëllai nuk e do më. Atësinë ia ka njohur, por vajzën le ta mbajë nëna. Vëllai i ka thënë që ta dorëzojë në jetimore. Janë të dy të papunë. Vëllai do t’i japë fund marrëdhënies me Blertën. Blerta gënjen.

Lexo edhe :  SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

Blerta Koçi: Unë nuk e çoj në jetimore çupën. I kam thënë vetëm të vërtetën. Bashkëjetuesi më ka dhunuar, unë e kam denoncuar në polici. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Burri ka thënë në polici se nuk e ka me mua fëmijën. Tani thotë nuk kam lekë. Ku të dojë t’i gjejë. Fëmija do të ushqehet. Nuk kam ku të shkoj. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Edhe prindërit duan të më përzënë nga shtëpia. Më thonë, shko te bashkëjetuesi. Mos hajde më në shtëpinë tonë. Edhe vëllezërit më kanë përzënë. Tani as këtej as andej. Kunati më ka pritur një herë në shtëpi dhe më ka dhënë lekë. Është shumë i mirë.

Nëna e Blertës, Selvie Koçi: Të shkojë te burri i vet. Nuk e mbajmë dot. Bëri qejf me bashkëjetuesin, bëri fëmijë, le ta mbajë! E ka marrë pa dëshirën tonë, të bëjë çfarë të dojë.

Blerta Koçi: Unë te nëna ime nuk kthehem. Të mbajë përgjegjesi bashkëjetuesi. Do nisëm për Korcë.

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Lajme të tjera

Web TV