Rama jep lajmin e mirë: 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në facebook ku ka njoftuar se 7020 doza të tjera vaksinash të Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit.

Rama shkruan se të tjera doza do të vijojnë të mbërrijnë dhe se më e mira është përpara.

Postimi i kryeministrit:

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, shkruan Rama.

 


Të fundit

Bill dhe Melinda Gates finalizojnë divorcin, ja si është ndarë pasuria prej 130 miliardë dollarësh

Bill Gates dhe ish -gruaja e tij Melinda kanë finalizuar divorcin e tyre. Melinda paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëthemeluesi...

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas...

“One” e bën rrugë, kompania telefonike zhgënjen sërish klientët duke mos ofruar internet

Kompania “One” është një nga kompanitë telefonike më të njohura në Shqipëri, por edhe pse pretendon për një shërbim cilësor, kjo gjë duket se...

Po peshkonte me gjenerator, vdes 62-vjeçari në Bulqizë (Emri)

Ramazan Murrja, 56 vjeç, banues në Bulizë, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se Murrja...

Tmerr i vërtetë në Turqi/ Turistët lënë gjithçka pas, shikoni si largohen me skafe (Video)

Provincat e Turqisë janë pushtuar nga flakët duke shkaktuar panik tek banorët vendas dhe pushuesit e huaj. Banorë të shumtë së bashku me turistët po...

Lajme të tjera

Web TV