Një prej kandidatëve të LSI është përfshirë në një gafë të turpshme teksa u bënte thirrje të burrave shqiptarë që të ngrihen kundër Edi Ramës.
Gjatë fjalës së tij, kandidati i Monika Kryemadhit, në vend të fjalës “kazmën” tha “k****”, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.
As Monika Kryemadhi nuk e mbajti dot të qeshurën, edhe pse një artikulim i tillë, më shumë se për të qeshur duhet të na trishtojë dhe shqetësojë.
“Ju bëj thirrje të gjithë burrave shqiptarë, të bashkohen. Nuk ka rëndësi nga veriu në jug nga lindja në perëndim, nuk ka rëndësi se çfarë force i përkasin, nuk ka rëndësi se çfarë profesioni kanë. Mjafton të jenë meshkuj, të bashkohen dhe t’i fusin ka***, kazmën….(qesh Monika).”, tha kandidati i Kryemadhit.