“Hajde të bëjmë s*ks”/ Maniaku në Tiranë i vihet pas 18-vjeçares, e kap prej krahu dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dyshuari është shofer furgoni. Bëni kujdes kur udhëtoni nga Tirana drejt rretheve dhe anasjelltas.

Në policinë e Tiranës ka mbërritur denoncim konkret. S.U, 18 vjeçe, i tha punonjësve të policisë në Komisariatin nr 1 se po përballej gjithnjë e më shumë me një burrë i cili e ndal në rrugë me fjalët: “Hajde të bëjmë seks”.

Vajza pohon se ngacmimet nuk kanë të sosur nga burri maniak edhe pse ajo është në moshë fare të re. Sipas saj, këto ndodhin sa herë ajo kalon pranë terminalit të autobusëve ku i dyshuari ndodhet çdo ditë.

Telashet nuk ndalen pasi vajza, e detyruar të përshkojë çdo ditë rrugën për nevoja familjare, përballet me ngacmuesin që bën përpjekje të avancuara, duke e kapur dhe nga krahu.

Në denoncimin e saj, 18 vjeçarja pohon se është e shokuar nga këto incidente dhe shton se përballet me makthe dhe gjumë të trazuar gjatë natës.

Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se kanë identifikuar një 64-vjeçar të dyshuar si autor të kësaj vepre penale.

Sipas të dhënave hetimore, B.N, punon me linjën e fugonëve që lidh Tiranën me juglindjes e vendit, raporton noa.al.

I dyshuari është shoqëruar në polici, por ai nuk ka pranuar të ketë ngacmuar apo përndjekur 18-vjeçaren që ka bërë denoncim ndaj tij.

Në këtë pikë, policia thotë se është e detyruar të marrë pamje të kamerave të sigurisë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV