Nga ofendimet deri tek plumbat/ Si nisi sherri në Mamurras dhe plagosja e dy policëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja në Mamurras që degradoi deri në përdorimin e armëve dhe plagosjen e dy efektivëve të policisë.

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një nga personat ka ofenduar policinë dhe më pas konflikti arriti deri në përdorimin e armëve.

3 shtetasit Gentian, Besmir dhe Rudolf Fufi gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë patur një konflikt me punonjësit e policisë dhe janë shoqëruar për në polici.

Ndërsa rreth orës 1:35 konflikti ka vijuar sërish ku ka përfunduar në përdorimin e armëve nga persona të tjerë të afërm të tyre Ndue Zefi 28 vjeç dhe Gjon Fufi 40 vjeç janë shpallur në kërkim.

Në njoftimin e saj zyrtar policia tha se një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV