“Të çlirojmë vendin nga ferrat dhe nga derrat”, Rama në Librazhd: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PS-së, Edi Rama foli me tone të larta sot në Librazhd, nga ku nuk la pa ironizuar edhe programin e PD-së. Sipas tij, programi i PD-së është “më jep një të të jap dy”, ndërsa ‘thumboi’ edhe kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën, për të cilin tha se “sheh ëndrra”.

“Ne jemi për punë të vështira, ne jemi për të mos ja bërë rrafsh jetën njerëzve. Ata thonë më jep një të të jap dy. Më jep votën se unë do të jap 1 mijë euro çdo muaj, të gjithëve këtyre që kanë dyqan. Më jepni votën se unë do t’ju paguaj gjithë kredinë e shtëpisë kur ju të martoheni. Më jepni votën se unë do ju mbaj në shtëpi juve derisa t’ju bëhet fëmija 6 vjeç. Më jepni votën se unë do ju bëj pensionin më të lartë se rrogën. Më jepni votën se pagën minimale do ta bëj maksimale. Më jep një të të jap dy dhe në fund të dy gishtat në sy që në fund të mos e marrësh veten. Ato që ju tregon Luli janë ëndrra që ai sheh”, tha Rama.

Rama kërkoi një mandat të tretë, duke thënë se do ta bëjë vendin kampione të Ballkanit në turizëm, energji e dixhitalizim, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka shumë hapësira të zëna nga “ferrat dhe derrat” dhe që duhen çliruar.

“Ky vend ka vetëm një pengesë për të kapërcyer dhe ky është muri që i venë përpara shejtan-buallenjtë sa me një parti në një parti tjetër. Ka vetëm një rrugë, për të vazhduar me këmbëngulje dhe për të mos u lodhur. Shqipëria nuk është vendi që kush reziston, gjithsesi nuk ja del, por vendi ku ka shumë hapësira të zëna nga ferra dhe nga derra, por që duhen çliruar. Ato hapësira nuk çlirohen duke fjetur gjumë, e duke bërë sikur. Nuk është me sikur që ju them se ne do e bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, agroturizëm, në energji, dixhitalizim”, shtoi Rama.

Të fundit

Me karrocë dhe plagë në kokë, Dea Mishel publikon videon pas operacionit

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në...

“Beleri një copë kukull, di vetëm 100 fjalë”/Shpërthen Ngjela: Një injorant pa shkollë…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë, pasi u shpall kandidat zyrtar...

10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Këto ditët me shi sikur na i prishën planet, ndaj ruaje këtë listën me 10 tituj serialesh që mund t’i shohësh në ditët në...

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës. Opozita do të zhvillojë nesër...

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit/ “Më ka sulmuar”

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se Meta e ka sulmuar si politikane. Më tej ka sulmuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV