Përdhunoi dhe dogji të gjallë 12-vjeçaren shqiptare në Greqi, rihapet çështja e Adrian Zekos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rikthyer pas 10 vitesh për hetim çështja e 12-vjeçares shqiptare Zeneida Selimaj, e cila u dogj e gjallë në 2011.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Pire të Greqisë, ku e mitura vdiq pasi tentoi të shpëtonte nga përdhunuesi i saj ndërsa ky i fundit i vuri flakë. Çështja është rikthyer nga emisioni investigativ grek, “Dritë në tunel”.

Ngjarja ka qenë e pazbardhur plotësisht përgjatë një dekade, ndërsa autori që akuzohet është shqiptari Adrian Zeko, i cili u arrestua në dhjetor me akuzën për përdhunim.

Ai jetonte në apartamentin tjetër ngjitur me atë të familjes Selimaj dhe menjëherë pas vdekjes së Zanedës u largua dhe askush nuk e dinte adresën e tij të re.

Kështu, pas arrestimit dhe publikimit të detajeve të tij nga policia greke, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, prindërit vendosën të fillonin procedurat në mënyrë që dosja e çështjes të rihapej.

Sipas informacionit nga protothema.gr , çështja e vdekjes tragjike të 12-vjeçares është në fazat e fundit, pasi hetuesi i Pireut po zhvillon një hetim në mënyrë që të mbledhë informacione për atë që ndodhi atë mëngjes fatal.

Kështu që në ditët në vijim, 59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për çështjen, pasi që sipas historisë, ai ishte ai që pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës, në rrugën Kallikratida.

Si ka ndodhur ngjarja:

Çështja u rikthye nga emisioni “Dritë në tunel”, ku sipas kronikës ishte e premte, 23 shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre në rruga Kallikratida për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes në shkollë dhe 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Lexo edhe :  William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i japin fund martesës

Autori i krimit me sa duket u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte vajzën e vogël. Ajo arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart. E vogla filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë që të kërkonte ndihmë.

Autori i saj i vuri flakën dhe fëmija u dogj i gjallë. Në ditët e para të incidentit, autoritetet folën për vetëvrasje. Pastaj dolën në konkluzionin se e mitura është vrarë dhe fajësuan gjyshin e saj. Sidoqoftë, në proces ai u la i lirë.

Ngjarje makabër nisi të hetohej kur fotografia e autorit, u bë publike pasi u akuzua për një krim tjetër që kreu ndaj një të mituri.

Sipas ekzaminuesit mjekësor, zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të fshehur provat që do të tradhtonin krimin e tij seksual sepse disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës.

Të fundit

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

​​NASA po kërkon ndihmë për të sjellë në Tokë mostra shkëmbi të mbledhura në Mars

Sjellja e mostrave të shkëmbinjve të mbledhura nga Perseverance në Mars në Tokë do të jetë më e gjatë dhe më e shtrenjtë se...

Historia e shkencëtarit Benjamin Franklin: njeriu i vetë-krijuar i shekullit XVIII

Nga syzet bifokale te rrufepritësit, nga soba te parashikimet e motit: të gjitha shpikjet e Benjamin Franklinit, gjeniut më eklektik të shekullit të tetëmbëdhjetë. Le...

Lajme të tjera

Web TV