Plagosi 2 kolegët dhe një qytetar, arrestohet oficeri i patrullës në Mamurras

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vihet në pranga autori i plagosjes së dy efektivëve të policisë një ditë më parë në Mamurras. Sipas ‘abcnews’, policia ka arrestuar David Madani polic patrulle, i cili plagosi dy kolegët nga pakujdesia, për vetëmbrojtje.

Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Nikoll Fufi dhe Rudolf Fufi.

Sipas policisë, disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet. Më pas, një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij  Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi Nikollë Vorfi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.


Të fundit

Gjendet i mbytur një 56-vjeçar në Porto Romano, peshkatarët pikasin trupin e pajetë

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Trupi i pajetë u pikas në orën 07:35 nga peshkatarët...

E rëndë/ Gjendet i pajetë një burrë tek tregu i Milotit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë, ku një person është gjetur i pajetë në në vendin e...

Rrezikoheshin disa vende, ja ku ranë mbetjet e raketës kineze

Mbetjet e raketës së Kinës të cilat rrezikonin që të binin në zona të banuara, kanë rënë mëngjesin e kësaj të diele në oqeanin...

Temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një...

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2021

Dashi Sot është dita juaj me fat. Ju mund të merrni një surprizë dhe kjo është vetëm ajo për të cilën keni shpresuar. Investoni paratë...

Lajme të tjera

Web TV