Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot ishte e pranishme në takimin e posaçëm të ministrave të jashtëm e të mbrojtjes të NATO. Xhaçka shkruan ndër të tjera se ka konfirmuar se Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

“Sot, në takimin e posaçëm të ministrave të jashtëm e të mbrojtjes të NATO, në emër të qeverisë shqiptare, konfirmova se Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Ka ardhur koha që afganët dhe forcat politike të marrin pronësinë e këtij procesi paqeje.

Shqipëria është e gatshme të tërheqë trupat e saj, së bashku dhe në koordinim me Aleatët” shkruan Olta Xhaçka. /E.L/abcnews.al/


Të fundit

Po filmonte dhunën në Rripin e Gazës, papritur gjen vëllezërit e tij pa shenja jete, video prekëse

Një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, nga fillimi i sulmeve izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën...

Dhimbje pa fund/ Publikohen foto të reja, nëna përcjell të bijën që ja vranë grabitësit

“The Guardian” ka publikuar pamje të tjera nga varrimi i 20-vjeçares Carolina Crouch, e cila u vra gjatë një grabitjeje të ndodhur në banesën...

Skena të dhunshme në aeroport, ka persona të plagosur rëndë, arrestohen 17 persona (VIDEO)

Skena të dhunshme shpërthyen në zonën pas ajrit të sigurisë në Aeroportin Luton në Londër ku u plagosën 3 persona dhe u arrestuan 17...

Me gishtin e mesit në sfond, Stresi nuk përmbahet ndaj Serbisë: Vuçiç, ti na u ktheve me armë

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku reagon gjithmonë për çështje që e shqetësojnë. Së...

Hamasi godet me raketa pranë Ambasadës shqiptare në Tel Aviv

Njëra prej dhjetra raketave që Hamas ka lëshuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Tel Avivit ka goditur një zonë të banuar pranë...

Lajme të tjera

Web TV