Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri pasi ka shkuar të shuajë një konflikt mes dy familjeve në Berat.
Mësohet se polici i cili ka marrë një plagë në këmbë është Elton Boduri, 24 vjeç.
Dy familje në lagjen “Dëshmoret e Kombit” janë konfliktuar dhe më pas ka ndërhyrë policia, e cila bëri të mundur shpërndarjen e palëve. Por më pas u dëgjua një krismë dhe i plagosur mbeti efektivi Boduri. /abc