Grabitësit vodhën ‘nën hundën’ e tij, policia arreston rojën e kompanisë në Durrës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga një 58-vjeçar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shtetasi A.H., me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës akuzohet për shpërdorim detyre, pasi gjatë natës në ambjente e kësaj kompanie, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.


Të fundit

Qindra trupa viktimash nga Covid-19 vazhdojnë të mbahen në “kamionë frigorifer” 

Trupat e deri në 750 viktimave nga Covid-19 janë ende duke u ruajtur në kamionë frigoriferë në New York...

Këshilli i BE nxjerr dokumentin për Shqipërinë: Të hapen sa më shpejt negociatat!

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE. Letra është dërguar para mbledhjes...

Covid-19/ Rastet e reja vijojnë të ulen, rritet numri i viktimave në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1444 testime, 952 të shëruar, 30 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë...

Shoferja po përdorte telefonin gjatë vozitjes, teksa binte shi, nuk do t’i besoni pasojat 

Ky është momenti kur një shofer i një veture Mercedes humbi kontrollin në një shi të rrëmbyeshëm dhe kaloi nëpër tre korsi të një...

Altuna Sejdiu-Tuna bëhet nënë për herë të dytë

Altuna Sejdiu - Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Një gjë të tillë e ka mbajtur larg publikut, por që ditën e sotme...

Lajme të tjera

Web TV