Mpiksjet e pazakonta të gjakut në tru, paqartësitë lidhur me vaksinën Johnson & Johnson

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Grupi këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vendosi të shtyjë të mërkurën një votim lidhur me vaksinën që lufton koronavirusin të kompanisë Johnson & Johnson, çka nxiti më shumë paqartësi mbi përdorimin e saj. Paneli shëndetësor bëri thirrje për më shumë të dhëna përpara se të vendoste mbi këtë çështje duke shtyrë votimin për një javë ose më shumë.

Një eksperte e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) u tha këshilltarëve se besonte që paralajmërimet lidhur me përdorimin e saj mund të shmangnin rrezikun jashtëzakonisht të rrallë, por serioz, të mpiksjeve të gjakut.

Paneli po shqyrton disa raste me mpiksje të pazakonta të gjakut në tru, të evidentuara tek 6 gra nën moshën 50 vjeç, raste që u bënë shkak që FDA-në dhe CDC-ja të rekomandonin të martën pezullimin e imunizimeve me vaksinën e J&J.

Dr. Lynn Batha, epidemiologe në Departamentin e Shëndetësisë së Minesotës dhe disa ekspertë të tjerë ishin pro zgjatjes së pauzës për të mbledhur më shumë informacione mbi sigurinë e vaksinës.

“Duke pasur një informacion më të fortë, mendoj se mund të jemi më të sigurt të flasim mbi sigurinë e saj”, u tha ajo anëtarëve të tjerë të panelit këshillues.

Më herët, zëvendës drejtori për çështje të prodhimit të vaksinave në FDA, Doran Fink, tha se paralajmërimet nga agjencia federale do t’u jepnin mundësi mjekëve të peshonin rreziqet dhe përfitimet nga vaksina.

Anëtarë të tjerë të panelit, shprehën shqetësimin se zgjatja e pauzës mund të krijonte probleme lidhur me qasjen e barabartë tek vaksinat, kryesisht për komunitetet që jetojnë zona të thella, duke patur parasysh faktin që vaksina e J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike e të jepet vetëm me një dozë.

Lexo edhe :  E pazakontë/ 25-vjeçarja sjell në jetë 9 fëmijë (Foto)

Disa anëtarë të panelit kërkuan të votonin për ta zgjatur pauzën deri në një muaj, por Dr. Beth Bell, një eksperte globale e shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, paralajmëroi rreth sinjaleve shqetësuese që mund të çonte një vendim i tillë në mbarë botën.

“Unë nuk dua të dërgoj mesazhin se ka diçka në thelb me këtë vaksinë, me të cilin nuk jam dakord”, tha ajo.

Gjithsej në SHBA janë injektuar 7.2 milionë doza të vaksinës J&J dhe janë raportuar vetëm 6 raste me mpiksje të pazakonta të gjakut, një rrezik që zyrtarët federalë të shëndetit dhe ekspertët e imunologjisë thanë se ishte jashtëzakonisht i ulët, veçanërisht nëse çështja shihet në raport me rreziqet që paraqet COVID -19. Një nga gjashtë gratë me mpiksje të pazakonta të gjakut ka humbur jetën ndërsa tre të tjera vazhdojnë të jenë të shtruara në spital.


Të fundit

Thyhet ura prej xhami, turisti sheh vdekjen me sy teksa priste që dikush ta shpëtojë

Pamjet e një turisti në Kinë, që përjetoi momentin më të tmerrshëm të jetës janë bërë virale në mediat...

Policia u shkoi për kontroll në shtëpi, 4 shqiptarët sulmojnë me thikë efektivët

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas një kontrolli që këta të fundit kryen në shtëpinë e shqiptarëve. Sipas mediave të huaja,...

Merret pa asnjë pagesë/ Kjo është pasaporta jeshile shqiptare që mund të pajiset çdo i vaksinuar

Të gjithë shtetasit shqiptar të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid mund të pajisen me pasaportën e gjelbër të vaksinimit. Shërbimi elektronik “Pasaportë...

Festa e ditëlindjes për pak sa nuk u kthye në tragjedi, tarraca shembet nga pesha e rëndë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një feste plotë me pjesëmarrës është shembur...

Dramat e njëpasnjëshme të Liljana Bozos/ E ndjera i shkoi tek varri të birit që ia vrau makina

Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga salla e gjyqit...

Lajme të tjera

Web TV