“Ore, ke probleme me sklerozën ti?”/ Plas keq sherri mes Ngjelës dhe Artur Zhejit, avokati bën veprimin e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji u përplasën ashpër sot në emisionin Breaking’, teksa po diskutonin për ftesën e kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Analisti Artur Zheji është shprehur se PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017, ndërsa Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Sipas avokatit Spartak Ngjela, ftesa për bashkëpunim i Ramës kundrejt Bashës, nuk është ftesë po është me kusht.

Ngjela thotë më tej se ambasadori rus pret një ndryshim që nuk do të vij, e fill pas kësaj nisën debatet në studio që përfunduan edhe në fyerje, teksa Ngjela u largua nga lidhja live.

Pjesë nga debati:

Artur Zheji: Kjo është thjesht një tentativë për diversion, reagimi i Bashës është i qartë. PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017. Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Spartak Ngjela: Ore jeni në politikë ju apo jeni në interesa. Ambasadori rus tha që presim ndryshim. Nuk fiton dot Moska këtu, as Athina nuk e marrin dot kalanë se ka ardhur Clinton aty, e kuptoni apo jo.

Artur Zheji: Pusho kujt i drejtohesh kështu avokat, po flet pa lidhje!

Spartak Ngjela: Nuk bëj debat me papagall, s’po bëjmë dialog. Ambasadori rus kërkon ndryshim, nuk do të ndodhë.

Artur Zheji: Ke probleme me sklerozën sepse s’mund të ngatërrosh Yuri Kim me ambasadorin rus. Ti mos u merr me mua, bëhu serioz siç ke qenë, as mos fyej se nuk të fyeva. Yuri Kim kërkoi ndryshimin dhe jo ambasadori rus. Vazhdo monologun tënd tani.

Të fundit

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Meta: Kjo është opozita e vërtetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social "facebook" ka postuar foto nga protesta që mbajti sot opozita para bashkisë...

Nuk ka rikthim në Mynih, Julian Nagelsmann rinovon me kombëtaren e Gjermanisë

Vazhdim me Gjermaninë apo rikthim te Bayern Munich? Tani nuk ka më dilema rreth së ardhmes së Julian Nagelsmann. 36-vjeçari, i cili kishte kontratë me...

Lajme të tjera

Web TV