Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ditën e sotme është vaksinuar kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë von der Leyen, me anë të një postimi në rrjetet socile, ku shprehet e lumtur që arriti të vaksinohej.
Ajo thotë se deri më sot janë bërë 100 milion vaksinime në BE dhe se sa më shpejt të vaksionohemi aq më shpejt do mundemi të kemi në kontroll virusin.
“Pasi kaluam 100 milion vaksinime në BE, jam shumë e lumtur që sot mora dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Vaksinat po përshpejtohen në BE.
Sa më shpejt të vaksinojmë, aq më shpejt mund të kontrollojmë pandeminë. #Më të fortë së bashku”, shkruan presidentja e KE në postimin e saj.