“Lajmi i fundit është se kam bërë botoks”, Rama: Ka një arsye pse jam më i qeshur seç isha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, kryeministri e ka nisur në mënyrën më të papritur fjalimin e tij.

Kreu i qeverisë duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks. Duke ironizuar lajmet në portale, kreu i qeverisë tha se ka një arsye pse fytyra e tij është më e qeshur seç ishte. Sipas Ramës kjo ka të bënë me procesin e vaksinimit që ka nisur në vend, që ai e cilëson se “dielli që ka nisur të shkëlqejë përsëri në Shqipëri”.

“Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudhave imazhit të Shqipërisë për t’ja zhgarravitur fytyrën këtij vendi, faqen dhe për tua ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre. Unë botoks?! E pse kam bërë? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më qeshur seç isha, sa nuk jam më aq i ngrysur. Lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, nuk është botoksi, por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri,” tha Rama.

Të fundit

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Lajme të tjera

Web TV