Leonard Karaj: Rama po negocion fundin e tij politik, qeveri PS-PD, kriminale për vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama para dy ditëve bëri një deklaratë që u lexua si joshje, kur tha se mund të bashkëpunonte me Bashën nëse shkëputej nga Meta dhe Berisha. Është kjo një ofertë për bashkëqeverisje?

Rama e tregoi edhe një herë se është një “pervers politik”. Një njeri që për hir të pushtetit të tij personal është i gatshëm të bëjë pakte dhe diversione nga më të paimagjinueshmet. Atij nuk i intereson fare PS-ja si parti. Nuk i interesojnë as socialistët, qofshin të vjetër apo të rinj, pasi i ka shkelur me këmbë si dhe sa herë ka dashur (kujto: Fatos Nanon, Ndre Legisin, Marko Bellon, Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin, Ben Blushin, Musa Ulqinin, Taulant Dedjen, Arta Daden, Mimoza Hafizin, dhe deri tek Adnor Shameti, Eglantina Gjermeni, e Ditmir Bushati). Nuk e ka problem fare “të bëjë kurban” cilindo figurë/ personazh brenda forcës së tij politike, vetëm e vetëm sepse ata mund të kenë një mendim ndryshe. Dhe ca më pak, ti interesojë bashkëpunimi me opozitën, gjoja për të mirën e vendit. Nëse Edi Ramës do ti interesonte vërtet e tashmja dhe ardhmja e Shqipërisë, minimalisht do të kishte guximin të dilte përpara shqiptarëve dhe të bënte një bilanc mes asaj që premtoi në 2013-ën dhe asaj që ka realizuar deri tani. Pas dy mandatesh katastrofike, ndër më të këqijat në 30 vite demokraci; me kanabizim të vendit; me korrupsion galopant; me borxh publik deri 82%, çka rrezikon seriozisht një skenar grek falimentimi; me çmimin e naftës dhe të ushqimeve më të shtrenjta në Ballkan dhe Europë; me një klimë tejet të rënduar social-ekonomike të krijuar nga arroganca e pushtetit; me oligarki të frikshme që vë në lëvizje një qeveri të tërë për të bërë enkas një VKM brenda 2 orësh; me shëndetësi dhe arsim në degradim total dhe me refuzim 6 herë brenda 7 viteve nga ana e Europës, Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë klounin lart e poshtë, me shpresën se shqiptarët do të kënaqen “me shakatë e Duçes”. Ndaj edhe deklarata e Kryeministrit në ikje nuk është gjë tjetër veçse, shashka e radhës për të krijuar sadopak ilaritet mes demokratëve në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe që as në ëndrrën më të bukur nuk mund të konsiderohet si një “ofertë për bashkëqeverisje”.

A është propozimi i Ramës i sinqertë, apo mbetet një lojë politike për të krijuar diversion? Nga ana tjetër Basha ka përjashtuar disa kohë më parë një koalicion me Ramën. Përse ngrihen këto mundësi pikërisht tani?

Rama si politikan nuk e ka fare në fjalorin e tij fjalën “sinqeritet”. Siç e theksova edhe më lart, deklarata është një diversion sikundër bëri në 2017-ën, kur Basha pranoi paktin e qeverisjes parazgjedhore me Ramën, nga ku shumë demokratë, jo vetëm që u pezmatuan, por asqë shkuan të votojnë. Nuk besoj kurrë që Basha do të bjerë në të njëjtin ulli sikundër katër vjet më parë, kjo edhe se zullimi i Kryeministrit karshi shqiptarëve ka ardhur gjithnjë e në rritje. Sigurisht që në një moment kur të gjitha sondazhet (qofshin këto edhe të sponsorizuara nga vetë qeveria), i japin maksimumi i maksimumit 48% të votave, çka nënkupton dalje në opozitë, atëherë Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të krijojë divergjenca mes forcave opozitare, me shpresën se këto të fundit do të biën në kurthin e ligë të Kryeministrit. Lind pyetja: për çfarë arsyeje do ti duhej Bashës që të bashkëqeverisë me Ramën, kur PD+LSI pas 25 prillit do të kenë të paktën 71 mandate dhe mund të krijojnë qetë-qetë qeverinë e tyre? Pikërisht, duke ditur fort mirë se një gjë e tillë, sot më shumë se kurrë është realitet i pashmangshëm, Rama tenton që gjoja “të joshë” Bashën, teksa synimi kryesor dhe djallëzor është sa përçarja e elektoratit të opozitës, po aq edhe shpresa sado e vogël që tenton t’u japë socialistëve, të cilët kanë nisur prej kohësh, në heshtje apo edhe me dalje të guximshme publike, që ta braktisin “sektin e Rilindjes”. Refuzimi në vijueshmëri i Bashës për një bashkëpunim total me oligarkinë e orkestruar nga Rama, është përgjigjja më e mirë që mund ti jepej një kryeministri në ikje, i cili me ofertat dhe deklaratat prej kllouni, po tenton të negociojë fundin e tij politik.

Lexo edhe :  E vërteta e naftës së Shpiragut

Nëse do të ndodhte hipotetikisht një bashkëqeverisje PS-PD, apo Rama-Basha, a do ta bënte kjo automatikisht Metën një kryeopozitar të fortë?

Asnjë bashkëqeverisje PD-PS, qoftë edhe hipotetike nuk do të ishte në të mirë të vendit. Madje, një qeveri mes dy forcave kryesore politike do të ishte kriminale për Shqipërinë. Kriminale! Atëherë ky vend në kuptimin e plotë të fjalës do të kthehej sërish nën një regjim autokratik, si në kohën e Enver Hoxhës, ku vetvetiu do të shuhej çdo qasje sado e vogël, opozitare. Në këtë këndvështrim, nuk është problemi nëse Meta do të bëhej një kryeopozitar, por se kjo lloj bashkëqeverisje do të ishte fatale për fatet e shqiptarëve. Shqipërisë nuk i duhet një stabilitet fals, nga ku më pas të yshturit dhe të robëruarit të bëheshin vetëm shqiptarët. Stabilitet, ky vend ka pasur edhe në kohën e diktaturës, madje “stabilitet të frikshëm”, por a nuk rezultoi si më vrastari, më shkatërruesi dhe më denigruesi në historinë e kombit shqiptar?! Ndaj edhe e ritheksoj se një qeveri PS-PD do të ishte kriminale dhe gjithkush që ofron, vetëm për të mirën e këtij vendi asesi që mendon. Kjo tezë “batonhaxhiste”, e artikuluar prej disa kohësh, nuk është veçse një “shiringë morfine” që tenton të mbajë ende në jetë një trup tashmë të kancerizuar dhe në gramën e fundit të jetës.

Ambasadorja e SHBA-së në deklaratat e saj, tha se në 25 prill duhet të votohet ndryshimi dhe jo kriminelët, si e lexoni këtë deklaratë?

Thuajse kurrë më parë një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ketë folur me këtë lloj gjuhe, duke u zhveshur edhe nga petku diplomatik. Kjo tregon qartë fakti se Rama është braktisur edhe nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA-ja. Nuk e di se çfarë duhet të thotë më shumë znj.ambasadore që shqiptarët të kuptojnë “erën e ndryshimit”. “Mos votoni kriminelët, por votoni ndryshimin”! më qartë sesa kjo deklaratë, kryekëput kundër kryeministrit aktual, dhe në mbështetje të Lulzim Bashës, nuk mund të ketë. Dhe sigurisht që thirrje të tilla, nuk dalin nga një moment spontan, por janë derivat i një politike denigruese të Ramës, në luftë të hapur sa me Europën dhe Amerikën, e cila ka sjellë jo pa qëllim edhe afrimin e këtij të fundit me idhullin e tij, Erdogan. Fatkeqësisht për Ramën dhe fatmirësisht për Shqipërinë, shqiptarët kanë zgjedhur perëndimin dhe jo lindjen…

Të fundit

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Sara shtatzënë/ Reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajme të tjera

Web TV