Mbështetësi i PD-së pret në dyqan Bledi Çuçin dhe shtrëngojnë duart: Taksa zero për biznesin e vogël deri në vitin 2029

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, ka zhvilluar takime me disa nga bizneset e vogla në lagjen “18 Shtatori”.

Çuçi ka risjell në vëmendje të tyre lehtësinë e madhe që ka nisur prej janarit të këtij viti e do të vazhdojë deri në vitin 2029; taksë zero, tatim fitimi dhe TVSH zero.
“Kjo është një lehtësi unikale në rajon, që s’e ka bërë asnjë vend tjetër. Mbështetje maksimale për ju, besim dhe shpresë se pandeminë po e lemë pas dhe bashkë do të ringrihemi edhe më të fortë se më parë”, thotë Çuçi.

Në fotot e publikuara prej tij në Facebook, bie në sy edhe një moment tjetër, vizita në një dyqan ku administratori ishte mbështetës i Partisë Demokratike.

Kjo kuptohet prej byzylikut që ai mbante në dorë. Në fund ka edhe një shtrëngim duarsh mes Çuçit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike.

Të fundit

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare,...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lajme të tjera

Web TV