Ministri turk flet për konferencën e tensionuar me Dendias: I kaloi kufijtë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka folur për herë të parë pas konferencës së tensionuar me homologun e tij grek një ditë më parë, teksa Nikos Dendias ishte në Ankara.

Çavuşoğlu deklaroi se paraprakisht kishte rënë dakord me homologun e tij grek për të shmangur fërkimet në konferencën për shtyp, por ndodhi e kundërta, ndërsa u justifikua me faktin se u detyrua të japë përgjigjen e nevojshme në emër të vendit të tij dhe turqve qipriotë.

“I kaloi kufijtë, unë dhashë përgjigjen e nevojshme në emër të Turqisë dhe turqve qipriotë”, ishte deklarata e parë publike e Çavuşoğlu pas konferencës së tensionuar për shtyp me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Por cfarë ndodhi?

Atmosfera e konferencës dje në Ankara nisi e përzemërt, por u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

“Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje.

 


Të fundit

Themeluesi i PD nuk ndalet me akuzat për Bashën: Tur turpi, sillen sikur humbja…

Zenel Hoxha, themelues i degës së parë të PD në Tiranë në 1990 që ka kërkuar që në krye...

Brenda tuneleve të vdekjes së Hamasit, nga ku bëhen kontrabanda e armëve dhe sulmet ndaj Izraelit (Foto)

Në një luftë të pabarabartë për shkak të kapaciteteve të ndryshme të armatimit, militantët palestinezë janë përpjekur të gjejnë mënyra të ndryshme për të...

E rëndë/ 17-vjeçarja vritet me thikë nga një 15-vjeçar, konflikti nisi në rrjetet sociale

Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën, pasi u godit me thikë dje në Ivry-sur-Seine, një zonë në jug të Parisit. Raportohet se autor i dyshuar...

“300 euro për person”/ 21-vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia nga afërsi të Kakavijës, pasi u kap se po ndihmonte për kalimin kufitar 7 emigrantë të...

Kryeministri Rama publikon videon: Ja pamjet e terminalit të ri në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga terminali i ri i autobusëve dhe taksive në Korçë. Teksa ka postuar videon në fjalë, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV