Plator Nesturi: Propozimi i Ramës ka efekt parandalues të tensioneve pas zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama para dy ditëve bëri një deklaratë që u lexua si joshje, kur tha se mund të bashkëpunonte me Bashën nëse shkëputej nga Meta dhe Berisha. Është kjo një ofertë për bashkëqeverisje?

 

Deklarata e kryeministrit Rama dukej e papritur në një kohë që jemi vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve. Në 25 prill do të votohet për të përcaktuar maxhorancën dhe kush e merr besimin për qeverisje, ndaj ideja e hedhur për të bashkëpunuar midis dy partive kryesore dhe që garën e kanë në mes tyre do të dukej provokim. Gjithsesi duhet të marrim parasysh zhvillimet në vend dhe si po konturohen gjërat. Së pari duhet dalluar se propozimi i Ramës bën fjalë për bashkëpunim pas zgjedhor, pa përcaktuar qartë nëse kjo përfshin edhe bashkëqeverisjen. Në këtë kuadër është pra një propozim për të nisur një proces, që del përtej rezultatit të zgjedhjeve dhe që mbetet i hapur për formën se si do të realizohet. Proces, që sipas kryeministrit ka të bëjë me një sërë reformash që ka nevojë vendi dhe që kërkojnë bashkërendim, në vend që të harxhohet energji me luftën politike midis tyre. Kjo ofertë, nëse e quajmë të tillë, duket se vjen nga disa zhvillime që e veçojnë jo vetëm këtë fushatë elektorale por dhe në mënyrën si po zhvillohet beteja politike. Duhet të kemi parasysh se ky mandat u karakterizua nga përplasje të egra, ku opozita braktisi parlamentin dhe tensioni politik zbriti në rrugë nga protestat e organizuara. Në këtë moment duket se kemi një qasje tjetër të liderit të PD në mënyrën si po zhvillon fushatën e tij. Ajo po karakterizohet nga tone më të qeta dhe larg ekseseve. Mënyrë qasje kjo që në fakt i ka shërbyer rritjes së shifrave të PD që deri më parë i ka patur shumë të ulëta. Por nuk mund të thuhet se tonet e qeta karakterizojnë dhe pjesën tjetër të opozitës, siç është rasti i LSI, apo dhe mënyra si është përfshirë në fushatë presidenti. Mbi këtë bazë, Rama po vepron si shtetar duke parë përtej zgjedhjeve. Sondazhet e nxjerrin sërish PS fituese, siç nxjerrin dhe PD në rritje krahasimisht me subjektet e tjera të opozitës. Ndaj çështja qëndron se çdo të ndodhë pas një rezultati të pritshëm pozitiv të PS nga zgjedhjet e 25 prillit. Thjesht PS do festojë fitoren dhe mandatin e tretë, apo duhet menduar se si mund ti vlejë vendit ky mandat. Ajo që sheh Rama është se një fitore e PS gjithsesi nuk do e ulë tensionin politik dhe rrezikon madje që opozita të kalojë sërish nga tonet e qeta tek një ashpërsi që nuk do i vlente vendit. Ka faktorë brenda opozitës, dhe që Rama i identifikon me Metën dhe Berishën, që duan ta shtyjnë gjatë fushatës kreun e PD tek veprimet e dhunshme, dhe ti largohet kësaj fushate të qetë. Imagjinoni pra trysninë që mund të ushtrojnë këta faktore më tej kur PS mund të dalë fituese në zgjedhje.

A është propozimi i Ramës i sinqertë, apo mbetet një lojë politike për të krijuar diversion? Nga ana tjetër, Basha ka përjashtuar disa kohë më parë një koalicion me Ramën. Përse ngrihen këto mundësi pikërisht tani?

Propozimi i kryeministrit sheh përtej zgjedhjeve dhe ka efekt parandalues për çdo situatë të papëlqyeshme që mund të shoqërojë fitoren e PS. Çështja që ngrihet është nëse do të vijohet duke e parë njëri tjetrin si armiq apo mund të bashkëpunohet, e madje edhe të bashkëqeveriset në të mirë të vendit dhe të zhvillimit. Nga ana tjetër, përgjigja që ka dhënë Basha është e pritshme. Por dhe aty ka elementë që duhen analizuar. Kreu i PD në përgjigjen e shkurtër, përdor sërish një gjuhë të butë dhe aspak me ashpërsi përjashtuese. Thekson se është i fokusuar në rezultatin e partisë tij duke e ndarë këtë nga subjektet e tjera opozitare. Në një fitore të PD ai thotë se Rama është i përjashtuar të bashkëqeverisë me të, por as Rama nuk ia ka kërkuar të jetë pjesë e ekipit fitues të PD. Rama vetë ftesën e ka duke e parë veten si fitues, dhe jo dikë tjetër. Në këtë kuadër, nëse lexojmë midis rreshtave, kreu i PD me përgjigjen e tij sikur do të theksojë se të paktën gjysmën e kërkesës e ka realizuar, atë të ndarjes dhe veçimit nga LSI dhe Meta. Oferta sidoqoftë është shtruar në tryezë. Tani mbetet të shohim si do të funksionojnë linjat e komunikimit.

Lexo edhe :  Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?

Nëse do të ndodhte hipotetikisht një bashkëqeverisje PS-PD, apo Rama-Basha, a e bën kjo automatikisht Metën një kryeopozitar të fortë?

Për këtë duhen parë rezultatet e zgjedhjeve. Sipas parashikimeve LSI vjen me një tkurrje të fortë dhe kjo dëshmon dhe besueshmërinë e këtij subjekti në elektorat. Humbja e peshës së LSI-së ia kufizon shumë më tej ndikimin duke e shndërruar nga një parti e nivelit të dytë siç është aktualisht, në një forcë të nivelit të tretë dhe pa ndikueshmërinë e dikurshme. Ndërkohë mbetet për tu parë dhe rezultati i partive të reja. Përfaqësimi i tyre në parlament, sado minor, do të ishte arritje dhe që mund të përbëjë bërthamën e një opozite në rritje nesër. Edhe opozita duhet të ketë besueshmëri, ndaj rolin e një opozite të re mund ta luajnë më mirë subjektet e reja që janë paraqitur në këto zgjedhje.

 

Ambasadorja e SHBA-së në deklaratat e saj tha se në 25 prill duhet të votohet ndryshimi, si e lexoni këtë deklaratë?

Pati tendencë nga ana e mediave pranë opozitës për ta përdorur këtë deklaratë si shprehje të mbështetjes ndaj opozitës. Përmendja e frazës që duhet ndryshim u tentua të interpretohej me parullën e ndryshimit që kish hedhur opozita. Por sqarimi i mëtejshëm i ambasadores nuk lë asnjë ekuivok. Ndryshimi që përmend ajo ka të bëjë me përzgjedhjen e përfaqësuesve pa bërë dallim midis subjekteve politike. Fokusimi i vëmendjes së SHBA ka të bëjë me reformën në drejtësi, luftën rezultative ndaj krimit dhe korrupsionit, sidomos të të atyre që tentojnë të vishen me pushtet politik. Fenomeni i shitblerjes së votës ka qenë gjithashtu i njohur ndaj thirrja e ndërkombëtarëve është pikërisht që shqiptarët të bëjnë detyrën e tyre si qytetarë pasi pushteti i tyre është vota. Blerja e saj është blerje pushteti dhe pasojat për këtë i vuan e gjithë shoqëria. Në këtë kontekst, reforma në drejtësi ka konfiguruar institucione të reja të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, institucione prej të cilave tashmë priten rezultate konkrete. Gjithsesi dhe qytetarët duhet të kryejnë detyrën e tyre si qytetarë, dhe kjo është dhe mbështetje më direkte për këtë reformë të ndërmarrë.

Të fundit

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e...

“Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale. Sipërmarrja...

Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve. Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky...

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa...

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se kandidimi i Fredi Belerit si...

Lajme të tjera

Web TV