Rama me “derrin maç” në dorë: Këtë do merrni nëse votoni Lulin, 69 numri i djallit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është marrë me letrat sot në Gjirokastër, teksa iu ka treguar qytetarëve të pranishëm se ka takuar një fallxhore që i kishte treguar numrat 6 dhe 9, dy numrat e PD dhe LSI në fletën e votimit.

Duke iu referuar thirrjes së tij për kreu ne PD Lulzim Basha, për t’u ndarë nga Berisha, Meta dhe Kryemadhi, Rama tha se nuk mund të ndahen 69. Sipas tij, po vajte tek 69 të merr djalli dhe të çon në djall.

Gjithashtu ai mori edhe një derr maç në dorë nga letrat e bixhozit për të treguar se çfarë do marrin shqiptarët nëse votojnë Bashën.

“Më tha fallxhorja, ça bën që i thua Lulit ndahu. Si të ndahet Luli tha. I thashë çfarë po më thua. Ore ngele duke thënë ndahu, ua ke parë numrat ti. Çfarë numrash i thashë dhe më dha letrat.

Tha po ça numri është ky? 6 i thashë. Jo tha është 9. Ça numri është ky? Se ty të kemi dhe mësuese matematike (6,9). Të kuptoj tha, s’ke faj ti. Edhe ty të kuptoj. Ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzimi, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69. Vajte tek 6, 9 ke, vajte tek 9, 6 ke. Vajte tek 69 të mori djalli dhe të çoi në djall. Unë jam i bindur, jam i sigurt që ju që jeni aty keni ardhur nga Kuçi.

Dhe unë ju dua kaq shumë juve kuçiotëve, ju dua kaq shumë ju tepelenasve, kurveleshas, ju dua pa fund se ju ia fusni shkurt. I fusni 12 dhe nuk merreni as me 6 as me 9. Ju e keni 1,2, 12 mirupafshim. I kthejmë kështu Ilir poshtë, Saliu lart. Saliu poshtë, Ilir lartë. Dhe dijeni derrin maç do merrni nëse votoni Lulin”, tha Rama.

Të fundit

Ndihmë për fëmijët në luftë, në ankand posteri i “Barbie” dhe skenari “Love Actually”

Një poster “Barbie” i nënshkruar nga Margot Robbie dhe skenari origjinal i filmit “Love Actually” po shiten në ankand...

Për herë parë në historinë e Serie A, sfida Inter-Torino do të gjykohet nga arbitre femra

Për herë të parë në historinë e Serie A, në ndeshjen e së dielës mes Inter dhe Torinos ndeshja do të gjykohet nga një...

“Shihi mbeturinat”/ Debat te Ferma Vip, Mariana dhe Valeri akuza ndaj njëri-tjetrit

Dita ka nisur me një debat të zjarrtë në ‘Ferma Vip’, ku Valeri, Mariana dhe Xhesika u përfshin në një debat për punët e...

Kërkon të betohet si kryebashkiak, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14...

Nga koalicionet te listat e hapura, Rithemelimi shpalos propozimet për Reformën Zgjedhore

Rithemelimi ka dalë sot me një qëndrim publik në lidhje me pikat kyçe të propozuara prej saj për kodin e ri zgjedhor. Nënkryetari i Rithemelimit,...

Lajme të tjera

Web TV