Iu gjet arsenali ushtarak i ‘pafundëm’ në biznes, nis hetimi pasuror për Sokol Xhurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri.

Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij. Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar  shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë.

Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij. Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhurës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

Tashmë, pritet që hetuesit të zbardhin pasurinë e Xhurës dhe të dalin në një përfundim nëse ato janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, e më pas do vendoset nëse do sekuestron apo jo. Pak ditë më parë Sokol Xhura, u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Referuar sistemit TIMS rezulton se dy javë përpara operacionit ku u zbuluan 19 baza armatimi ai ishte larguar drejt SHBA.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’ e cila ishte në pronësi Sokol Xhurës u gjet falë teknologjisë. Nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’ bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëve në ish-ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’. Armët e sekuestruara tashmë ndodhen në Laboratorin e Kriminalistikës për ekspertizë, për të parë nëse këto armë janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Të fundit

Investimet në Sazan/ Kompania e dhëndrit të Donald Trump shpallet ‘investitor strategjik’

Qeveria ka shpallur investitor strategjik kompaninë Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump për investimet në ishullin e Sazanit. Investimi prej...

Analiza e VOA-s: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij për Ukrainën

Presidenti Joe Biden thotë se falë rolit të fortë drejtues të administratës së tij, “janë hedhur themelet” për administratën e ardhshme të Presidentit të...

Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Operohet me sukses në zemër bebja me peshën më të vogël në Shqipëri.   Një foshnje  30 ditëshe  2.9 kilogram  u paraqit me urgjencë në...

Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër

Procedi i zgjedhjeve në PD-në e Shkodrës është pezulluar momentalisht dhe si kryetare e kësaj force politike në qarkun verior është komanduar Eljona Shkreli. Gjatë...

“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 persona

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me...

Lajme të tjera

Web TV