Nuk ndalen incidentet në SHBA, vriten tre persona dhe plagosen të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një incidenti me armë zjarri të dielën herët në mëngjes në një tavernë në shtetin e Uiskonsinit u vranë tre persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i departamentit të policisë.

Të shtënat ndodhën në tavernën “Somers House” e cila ndodhet në në Somers të kontesë Kenosha, tha rreshteri David Wright.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes nuk është kapur ende. Zoti Wright tha se incidentit dukej të ishte “i izoluar dhe me objektiv të përcaktuar”, dhe se autoritetet nuk besojnë se publiku i gjerë ishte në rrezik.

Zyrtarët po punojnë për të përcaktuar identitetin e personave që humbën jetën. Dy të plagosurit u dërguan në një nga spitalet e zonës.

Rruga që çon tek taverna vazhdon të jetë e mbyllur ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin më të fundit në një varg incidetesh të tilla me armë zjarri në të gjithë vendin, përfshirë vrasjet e tetë personave në një objekt të kompanisë FedEx të enjten në Indianapolis.

Muajin e kaluar, katër persona u vranë me armë zjarri në një zyrë në Kaliforni, tetë të tjerë u qëlluan për vdekje në një sallon bukurie në zonën e Atlantës dhe 10 persona humbën jetën gjatë një incidenti me armë zjarri në një supermarket në Boulder të Kolorados

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV