Një tërmet me magniutë 5.8 ballë është regjistruar në Iran.
Instituti Gjeofizik Amerikan, USGS, shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në Bandar-e Gonaveh, në rajonin Bushehr, përgjatë Gjirit Persik. Thellësia e saj ishte 10 kilometra.
Televizioni shtetëror iranian, raporton se deri më tani nuk ka të lënduar apo dëme materiale.
Po ashtu thuhet se lëkundjet e para, u pasuan nga një tronditje tjetër prej 4.5 ballë.