Tentoi të shtypë me makinë gruan shtatzënë dhe të shoqin, policia arreston 39-vjeçarin në Tiranë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasje e mundshme është parandaluar në Tiranë nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Ka qenë një 39-vjeçar i cili pas një konflikti me një tjetër person, ka tentuar që të shtyp me makinë këtë të fundit së bashku me bashkëshorten e tij.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. Taulant Mekollari 49-vjeç po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij.

Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin, i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M.

“Policia, shtrihu në tokë”/ 39-vjeçari tenton

Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Taultan Mekollari.

Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Taultan Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri  me grushte me njëri-tjetrin.

Pas konfliktit, shtetasi Taulan Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Lexo edhe :  Ja ç’duhet të bësh për të pasur një lëkurë me shkëlqim

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Lajme të tjera

Web TV