Incidenti në Kavajë, Rama: Akuzat e Metës dhe Bashës janë vetëm për të tensionuar fushatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë foli për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë e ndodhur ditën e djeshme duke thënë se atij dhe PS iu drejtuar gishti padrejtësisht nga opozita për ngjarjen se kishte qëllime politike me akuzat nga më ekstremet. Rama tha se ishte i bindur që ngjarja nuk kishte lidhje me politikën, por shtoi se po ashtu priste deklaratat të akuzave më ekstreme nga Ilir Meta dhe Lulzim Basha vetëm për të tensionuar situatën elektorale dhe krijuar ndasi.

“Ngjarja e Kavajës, nuk kisha pikë dyshimi se cilado të ishte e vërtetat, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe kërkojnë votën do të rendnin atje për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë, për të drejtuar akuzën më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh pa pritur as edhe 1 orë që ngjarja të kuptohej se çfarë ishte. Unë pa pritur as edhe një minutë, thash atë që duhet të thoshte çdo person që ka seriozisht shtetin, drejtësinë dhe të vërtetën që ngjarja është e patolerueshme, autori duhet të çohet para drejtësisë dhe Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen dhe Ilir Meta duhet të ndali fushatën e tij idiotekse. Basha ende nuk kishte folur dhe tha pikërisht atë që unë mendoja se do thoshte dhe jo atë që unë dëshiroja nga një kryeministër që pretendon të sjellë ndryshimin. Sot e vërteta është zbardhur, jo vetëm që nuk ka lidhje me PS por është militant i PD dhe ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me politikën”, tha Rama.

Të fundit

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet...

Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani”...

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK, reagon ambasadori i BE Tiranë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk...

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë...

Falsifikoi vdekjen në 2021, miliarderi “arratiset” me dashnoren e tij në Moskë

Një miliarder që prej vitesh supozohej i vdekur mund të jetojë fshehurazi në Moskë me dashnoren e tij, raporton New York Post, duke cituar...

Lajme të tjera

Web TV