Dhunonte nënën e tij, kuksiani plagos me thikë të vëllanë për ta mbrojtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar pasi ka plagosur me thikë vëllanë e tij, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tij, e cila dhunohet nga i biri. Ngjarja ka ndodhur në Krumë të Kukësit mëngjesin e sotëm.

Dhuna e vazhdueshme që 27-vjeçari S.H. ushtronte ndaj nënës së tij, ka bërë që i vëllai R. H., ta plagosë atë me thikë. Pas plagosjes me thikë S. H., 27 vjeç, është paraqitur në spital i plagosur duke thënë se ishte vetëplagosur në banesën e tij.

Kjo duket se nuk ka bindur mjekët dhe kanë thirrur policinë që pas hetimeve ka rezultuar se S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka arrestuar të vëllanë e të plagosurit R.H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Të dy personat janë arrestuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Lajme të tjera

Web TV