“PD sapo mori në mbrojtje vrasësin”, Balla: Furgonat e PD me persona të armatosur po kontrollonin këdo që kalonte në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Gazment Bardhit për vrasjen në Elbasan.

Balla tha se PD nuk e dënoi ngjarjen, mori në mbrojtje vrasësin. Sipas Ballës, kanë qenë tre furgona me logot e PD-së, të mbushur me persona të armatosur që sot kanë terrorizuar qytetarët e lagjes “5 Maji” në Elbasan.

“Ajo që sapo dëgjuam është akti më i rëndë që një zyrtar i një partie politike merr në mbrojtje një vrasës. I bëj thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhë menjëherë ngjarjen, ka humbur jetën një elbasanas autokton. Sot u qëllua kundër policisë, dhe personi që ka qëlluar u mor në mbrojtje nga PD. Është një akt i rëndë, i inksenuar nga PD. Kanë ndaluar makinat në qarkullim i kanë bërë kontrollet e makinave. Sot kam njoftuar drejtorin e Policisë Elbasan për këta tre furgona që ndalonin njerëz, me armë madje dhe i kanë dhunuar”, deklaroi Balla në emisionin “Opinion”.

Të fundit

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit...

Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë/ Reagon BE-ja dhe SHBA-ja

Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën...

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

Lajme të tjera

Web TV