Arrestohet kreu i një grupi kriminal në Mal të Zi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Malit të Zi ka arrestuar kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën.

Arrestimi i Sllobodan Kashçelan ndodhi në qytetin bregdetar të Kotorrit.

Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, e përshëndeti arrestimin e tij duke e paraqitur si suksesin më të madh të policisë në 10 vitet e fundit.

Kashqelan, 58 vjeç, u arrestua nën dyshimet për organizim të grupit kriminal që ka kryer dhe po planifikonte akte të rënda kriminale, thanë mediat e Malit të Zi.

Kashqelan supozohet se është udhëheqës i një klani kriminal, i cili që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale malazeze për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut.

Dy bandat kishin filluar sulme vdekjeprurëse kundër njëra-tjetrës në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në vendet evropiane Greqi, Spanjë dhe Itali.

Kashqelan i ka mbijetuar dy përpjekjeve për vrasje, përfshirë atë të vitit 2016 kur ai u plagos rëndë në qytetin verior serb të Novi Sadit.

Qeveria e re e Malit të Zi që fitoi pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020 është zotuar se do të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin.

Zëvëndëskryeministri, Abazoviq, tha se arrestimi i Kashqelan është vetëm fillimi i luftës së qeverisë kundër krimit.

“Ne kemi premtuar se Mali i Zi nuk do të drejtohet nga mafia dhe ne jemi duke e përmbushur atë premtim”, tha ai.


Të fundit

Policia jep detaje për vrasjen e Delon Troqes: Humbi jetën në spital, dyshohet se autorët…

Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të premten në darkë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Burimet nga...

“Një snajperist duke qëlluar”/ Video që bëri bujë rinis hetimet për krime lufte në Sarajevë

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur...

U ekzekutua me 15 plumba, familjarët e Delon Troqes dhunojnë me grushte mjekun e Reanimacionit

Pas ekzekutimit me 15 plumba të 38-vjeçarit Delon Troqe mbrëmjen e sotme në Vlorë, familjarët e tij kanë dhunuar një mjek reanimacioni. Viktima u dërgua...

“Do të na bëjnë presion për çështjen e Kosovës”, flasin mediat serbe: Vuçiç i frikësuar për takimin me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç...

“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri. Të gjithë kishim menduar...

Lajme të tjera

Web TV