Ermal Mamaqi braktis PD dhe shpreh hapur votën për PS, rrëfen kush e ndihmoi kur ishte i varfër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi ka vendosur që të braktisë PD dhe të mbështesë në zgjedhjet e 25 prillit Partinë Socialiste duke vlerësuar dhe kandidatët e saj. Përmes një postimi në facebook, Mamaqi ka rrëfyer për herë të parë dhe një histori se si kandidati socialist Toni Gogu e ka ndihmuar në momentet më delikate të jetës së tij.

Është pikërisht kandidati socialist që paguante pa e treguar emrin e tij leksionet për kitarë të Ermal Mamaqit kur ky ishte i varfër, duke ia shtruar rrugën drejt artit dhe suksesit.

Postimi i plotë:

Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd…
Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike… Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija.
Doja shumë të mësoja kitarrën por e kisha të pamundur të paguaja kursin…
Një mik nga Kisha Rilindja(Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim… Por nuk e thosh emrin.
Nuk dija kë të falenderoja atëherë… ishte mister i bukur.
Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni.
Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarën.
Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja t’ja prishja zbulimin tim kokëfortë.
Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti.
Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë.
Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë.
Suksese Toni Gogu.
Shihemi në majë…
#tek nr 12 do kërkoj nr 11

Lexo edhe :  Plane për një martesë të dytë? Ja si përgjigjet aktorja Arjola Demiri

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV