Lot, ankth dhe tragjedi: Tmerri me të cilin po përballen banorët fill pas zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India ka raportuar shifrën më e lartë ditore e regjistruar ndonjëherë të rasteve të reja me Covid-19. Vendi ka afërsisht 16 milionë raste të konfirmuara, duke u renditur e dyta pas SHBA. Infeksionet janë rritur ndjeshëm, menjëherë pas lehtësimit të masave gjatë tubimeve elektorale, ku nuk u mbajtën maskat dhe nuk u respektuan protokollet e sigurisë. Qeveria aso kohe shprehej optimiste për rënien e rasteve dhe vdekjeve.

Tashmë situata është krejt ndryshe. India po përballet me një vale të dytë të egër, që ka rritur akoma më shumë frikën e një sistemi të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor. Turma njerëzish janë grumbulluar jashtë spitaleve në qytetet kryesore, ndërkohë që ato nuk kanë më kapacitet. Një numër i madh njerëzish kanë vdekur ndërsa po prisnin për oksigjen.

Çfarë po ndodh në spitalet e Indisë?

India po lufton me një numër në rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve me Covid-19. Sot janë regjistruar rreth 314,835 raste të reja dhe 2,104 vdekje. Furnizimi me oksigjen ka qenë problemi më i madh, ku në një numër të madh spitalesh në Delhi ka mbaruar tërësisht.

Gjykata e Lartë e Delhit ka kritikuar të mërkurën publikisht qeverinë për trajtimin e krizës së oksigjenit në kryeqytet, informon abcnews.al. Ajo ka urdhëruar qeverinë të sigurojë kalimin e sigurt të furnizimeve me oksigjen nga fabrikat në spitalet, në të gjithë Indinë. Gjykata urdhëroi qeverinë federale, e cila cakton kuotat e oksigjenit shteteve, për të siguruar furnizim të qetë të Delhit. Qeveria, në përgjigje tha se po siguronte lëvizjen e lirë të bombolave të oksigjenit midis shteteve.

Përpjekjet e Indisë për të mbajtur nën kontroll rastet

Ndryshe nga viti i kaluar, nuk është njoftuar asnjë bllokim kombëtar. Në vend të kësaj, rajonet po zbatojnë rregullat e tyre. Delhi njoftoi bllokimin një javor gjatë fundjavës, duke lënë të hapura vetëm zyrat qeveritare dhe shërbimet esenciale si spitalet, farmacitë dhe shitësit me shumicë, informon abcnews.al.

Lexo edhe :  Fuqia e krijimit të miteve të "kauzës së humbur" të Trump

Autoritetet në Maharashtra, shtet i cili është në bllokim të pjesshëm, kanë njoftuar një seri kufizimesh shtesë duke filluar nga sot në darkë. Maharashtra, që është shteti më i pasur i Indisë, ka qenë gjithashtu një pikë e nxehtë e Covid që nga fillimi i pandemisë, duke llogaritur për 1/4 e rasteve të Indisë.

Si po ecën procesi i vaksinimit në Indi?

India, e cila ka një popullsi prej më shumë se 1 miliard njerëz, deri më tani ka administruar më shumë se 130 milionë doza, të cilat u janë dhënë personelit mjekësor, punonjësve në vijën e parë të frontit dhe njerëzve mbi 45 vjeç. Nga 1 maji, personat mbi 18 vjeç do të fillojnë të vaksinohen. Por edhe mund të vonohet, për shkak të krizës se furnizimit. Të enjten Pfizer njoftoi se në diskutime të vazhdueshme me qeverinë indiane për të furnizuar vaksinën e saj Covid-19 në vend me një çmim jo-fitimprurës.

Çfarë e shkaktoi valën e fundit?

India ka parë një rritje të shpejt të numrit të rasteve gjatë muajit të kaluar të nxitur nga protokollet e sigurisë së dobët, një festivali Hindu i ndjekur nga miliona njerëz dhe për shkak të tubimeve të mëdha zgjedhore.

Edhe në Shqipëri është kohë fushate dhe zgjedhjesh, prandaj ajo që qytetarët duhet të bëjnë është të ndjekin me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga virusi vdekjeprurës/

Të fundit

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në...

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zyrtarisht...

“Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale. Sipërmarrja...

Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve. Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky...

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV