“Shërbim pa bishtat e rryshfetit”/ Rama publikon pamjet nga Spitali i Fierit: Hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ditën e djeshme është inauguruar spitali memorial Rajonal i Fierit i cili është realizuar në kohë rekord brenda 3 muajsh.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin thotë se është pajisur me infrastrukturë moderne, duke shtuar se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.

“Mirëmëngjes, me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Spitali do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.


Të fundit

A është Basha i korruptuar? Flet Agron Shehaj: Kryetari duhet të largohet!

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga...

Armë dhe kanabis, në pranga 18-vjeçari shqiptar në Itali

Një 18-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për armë mbajtje pa leje si dhe për drogë. Mësohet se shqiptari i...

Shpallja “non grata” e Berishës/ Reagon Aishe Haklaj: Ne i kemi parë me sy dhe i kemi prekur me dorë krimet shteterore të tij

Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë, ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Duke mos e fshehur...

Yuri Kim: Personat LGBTQI+ duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim gjatë nështë shprehur se për t’i dhënë fund urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTQI + dhe komuniteteve...

Covid në Shqipëri/ Shënohet shifra më e ulët e infektimeve që nga prilli i kaluar

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2020 testime, 94 të shëruar, 6 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e...

Lajme të tjera

Web TV