Shpërthim në një hotel luksoz në Pakistan

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një shpërthim në një hotel luksoz në qytetin pakistanez të Quetta ka vrarë të paktën katër persona dhe plagosur 12 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ambasadori kinez në Pakistan dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit në parkun e makinave të Hotel Serena, thonë korrespondentët.

Ai kuptohet të jetë në Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan afër kufirit afgan, por nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes në atë kohë.

Talibanët pakistanezë kanë pretenduar të kenë kryer sulmin, pa dhënë detaje.

Në muajt e fundit grupi dhe organizatat e tjera militante, kanë shtuar sulmet në zonat fisnore pranë kufirit me Afganistanin.

Siç bëhet e ditur, automjeti shpërtheu në parkun e hotelit dhe zjarri u përhap disa automjete të tjera afër.

Pamjet e shpërthimit u shpërndanë në mediat sociale pas kësaj, duke treguar zjarrin që ndizej në parkun e makinave.

Hotel Serena është më i njohuri në Quetta dhe ofron strehim për zyrtarët qeveritarë dhe personalitete vizituese.

Ministri i Brendshëm, Sheik Rashid Ahmad, i tha transmetuesit pakistanez ARY News TV se “një makinë që ishte plot me eksploziv shpërtheu në hotel” ndërsa agjencia e lajmeve AFP e citoi atë duke thënë se ishte “një akt terrorist”.

Ai shtoi se ambasadori kinez, Nong Rong, ishte në një “mision” në atë kohë dhe kështu nuk ishte në hotel.


Të fundit

Policia jep detaje për vrasjen e Delon Troqes: Humbi jetën në spital, dyshohet se autorët…

Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të premten në darkë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Burimet nga...

“Një snajperist duke qëlluar”/ Video që bëri bujë rinis hetimet për krime lufte në Sarajevë

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur...

U ekzekutua me 15 plumba, familjarët e Delon Troqes dhunojnë me grushte mjekun e Reanimacionit

Pas ekzekutimit me 15 plumba të 38-vjeçarit Delon Troqe mbrëmjen e sotme në Vlorë, familjarët e tij kanë dhunuar një mjek reanimacioni. Viktima u dërgua...

“Do të na bëjnë presion për çështjen e Kosovës”, flasin mediat serbe: Vuçiç i frikësuar për takimin me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç...

“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri. Të gjithë kishim menduar...

Lajme të tjera

Web TV