‘Befason’ Lorik Cana, prezanton me mall ish të dashurën e tij (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lorik Cana mes siguri ka bërë për ujë të ftohtë bashkëshorten e tij mbrëmjen e sotme. Si fillim ai ndau në Instagram disa fjalë shumë të ndjera për një ‘ish-partnere’ të tij. Loriku shprehet se sot kishte parë ish-in pas 10 vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.

Dhe më pas vendosi që ish të dashurën e tij bukuroshe ta prezantonte me gjithë publikun. Ndërkohë që të gjithë pritëm me zemër të ngrirë ta shikonim se për kë bëhej fjalë, ai publikoi thjesht videon e makinës së tij të vjetër.

E gjithë kjo ishte një rreng nga Loriku, që ne nuk e dimë si do e ketë pritur Monica. Nëse nuk ka qenë në dijeni të gjithë kësaj me siguri Loriku do e ketë “pësuar keq”.

Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2020-s ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare u bë baba për herë të dytë. Monica solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Ata kanë edhe një djalë të quajtur Boiken, që nuk e kanë prezantuar ende me publikun, njësoj si të voglën.


Të fundit

Kryeministri Rama publikon videon: Ja pamjet e terminalit të ri në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga terminali i ri i autobusëve dhe taksive në Korçë. Teksa ka postuar...

A e vranë shqiptarët nënën 20-vjeçare? Mediat britanike artikull plot urrejtje: Njihen për lidhjet me krimin

I veshur me një kostum të zi dhe me vajzën në krahë, 33-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i ka dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares me origjinë...

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi. Golemi i cili ka qenë kampion boksi, është dënuar me 5 vite...

Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza

Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata...

Gjermania shton vaksinimet e shpresat për lehtësime

Nga Auron Dodi      Në Gjermani incidenca e infektimit me Covid-19 është në rënie të vazhdueshme. Sot (14.05.) incidenca ra, për herë të parë pas dy...

Lajme të tjera

Web TV