” E trajtoi më keq se Shullazin”/ Kreshnik Spahiu: Dje Yuri Kim denigroi mediatikisht 24 orë para zgjedhjeve Metën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së bujshme të Presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit i ka bërë thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim që të mos e mbrojë kryeministrin Edi Rama. Replika me tone të ashpra e Metës erdhi pasi ambasadorja Kim i kërkoi që të heqë nga retorika e tij cfurgjet dhe sëpatat për mbrojtjen e votës.

Në një postim në facebook, Spahiu thotë se mbrëmjen e djeshme Kim e trajtoi Metën më keq se Emiljano Shullazin, pasi sipas tij ai është më i rrezikshëm.

Spahiu shprehet se në 25 prill shqiptarët do të votojnë për Amerikën dhe jo për Berishën e Metën.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

“24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e saj ambasadorja Yuri Kim i dha mesazhin gjithë shqiptarëve, dhe jo vetëm…

Ajo i dërgoi mesazh atyre që duhet largohen.

Pas 30 vitesh demokraci SHBA po rikthehet fuqishëm si 1992 kur u përmbys komunizmi.

Kësaj radhe nuk janë në krah të Berishës por kundër atyre që tradhtuan aleancën Euro-Atlantike dhe kërcënuan dje me raketat Ruse.

SHBA po rikthehet fort të dielën politikisht dhe të hënën ushtarakisht.

Dje SHBA u nda një herë e përgjithmonë nga ata që pengojnë reformën në drejtësi.

E keni parë si është fshehur Sali Berisha dhe nuk del në asnjë miting?

Ai e din rezultatin humbës të votimeve të dielën. Ai e di shumë mirë planin amerikan për zgjedhjet dhe projektin e tyre për arrestimet në Shqipëri.

Dje ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka paralajmëruar por ka ekzekutuar politikisht presidentin e një vendi posti i të cilit është delegjitimuar prej kohësh.

Amerika ka 30 vjet partner i Shqipërisë dhe e din fare mirë sa herë i është afruar burgut Ilir Meta por ka shpëtuar.

Dje ambasadorja Amerikane e trajtoi Ilir Metën njësoj si Emiljano Shullazin, madje më keq sepse e konsideron më të rrezikshëm. Ajo e denigroi mediatikisht 24 orë para zgjedhjeve, ashtu siç meriton të trajtohet një mosmirënjohës i SHBA.

Lexo edhe :  Ministrja Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turk të Spitalit Memorial në Fier

Ambasadorja amerikane e din shumë mirë që ai po përdoret si dordolec nga Sali Berisha i cili e kurdis 24 orë në vilat ngjitur komshiun e tij në Gjirin e Lalzit dhe pastaj hiqet nga ekrani si “plak” pasiv në politik.

Ambasadorja Yuri Kim nuk i braktisi shqiptarët, ajo foli bash në kohën dhe vendin e duhur. Ajo votoi dje kundër të shkuarës dhe i kërkoj të largohen Metës dhe Berishës.

Yuri Kim e dha votën e saj, tani ju mbetet shqiptarëve ta ndajnë mendjen nesër, nëse janë me Amerikën apo me Monikën.

SHBA e ndau kush është engjëll dhe djall.

SHBA e ndau kujt i ka prerë faturën të parit për arrestim, dhe sigurisht atje do shkojnë të gjithë ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe marrëdhëniet me SHBA duke kërcënuar me raketat ruse. Të gjithë do arrestohen por me radhë, dhe tashmë dihet kush është i pari.

Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundërrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika.

30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajwllson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirrte në pension 6 president Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6.

Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkoj tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër. Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

Faleminderit Yuri Kim që votove hapur për shqiptarët.

Nesër “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, jo Monika.”, shkruan Spahiu në postimin e tij.


Të fundit

Ja në cilën datë do të votohet shkarkimi i presidentit Meta në parlament

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me...

Libri i Adolf Hitlerit do të botohet më 2 qershor, ja çmimi i tij

Një libër i lig, por thelbësor. Me këtë filozofi, Mein Kampf , vepra e Adolf Hitlerit, do të botohet më 2 qershor në Francë,...

Dyqind plumba në drejtim të tij/ Vritet shefi i policisë, pamjet nga vendi i ngjarjes (Foto)

Shefi i policisë në shtetin veriperëndimor Sinaloa të Meksikës, Joel Ernesto Soto, është vrarë teksa po udhëtonte për në kryeqytetin e shtetit, Culiacán. Sipas mediave...

Punonjësi i Ujësjellësit të Delvinës gjendet i pajetë në vendin e punës, ja për çfarë dyshohet

Një punonjës i Ujësjellësit të Delvinës është gjetur i pajetë në mjediset e punës. Bëhet fjalë për shtetasin Luan Mushi, 50 vjeç, banor i...

Ndryshon ligji, të dëmtuarit nga aksidentet mund t’i drejtohen vetë kompanive të sigurimit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik tre modelet e policave të reja të sigurimit të detyrueshëm, në zbatim të ligjit të...

Lajme të tjera

Web TV