Fushata dhe fundi i “marrëzisë”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Në Elbasan ka një viktimë më shumë për çështje votash, në spitale janë pesë të plagosur që lëngojnë, po për vota, ndërsa politika sot hesht e detyruar nga kodi elektoral, i cili i parashikon që për 48 orë të mos bzajnë, as mos komentojnë, e aq më pak të jepin deklarata.

Fushata u mbyll bashkë me marrëzinë kolektive që gufloi nga tensioni, që shpesh ndezi gjakrat. Vitet ikin por mentaliteti nuk po ndryshon. Qytetarët përfshihen emocionalisht pas subjekteve politike duke u bërë ata të parët si “mish për topat” e pushtetit apo të opozitave që mëtojnë pushtetin. Ngjarjet tragjike përsëriten, aq sa edhe fqinjim e mirë e shohin si “armik” në pragun e shtëpisë, vetëm se përse ai mendon ndryshe politikisht.

Kjo fushatë më së paku vërtetoi se ende nuk ka ndryshuar mentaliteti i mosbesimit. Por të shpresohet se incidentet e rënda të mbyllen me kaq, që e diela të jetë një ditë e qetë dhe qytetarët të rendin para kutisë së votimit për të dhënë vendiktin. Po ashtu edhe numërimi i votave të mos zgjasë në pafundësi.

Jemi të lodhur…! Jemi të lodhur edhe me faktorin ndërkombëtar. Me ata ambasadorë apo personalitete shtetesh nga BE që vetëm në kohë krizash bëjnë paradën në sallonet politike të Tiranës për të ruajtuar stabilokraci dhe jo për të imponuar demokraci.

Fatkeqësisht këto zgjedhje kanë shënjuar një ngjarje të paprecedent. Edhe pse dy subjektet kryesore PS dhe PD kanë pas një elektorat të madh, klithjet për “prerje duarsh dhe vdekje kush prek votën”, apo për “mprehje sëpatash” për zgjedhjet e 25 prillit, kanë ardhur nga kreu i shtetit. Ai që me kushtetutë, por edhe nga një traditë e kahershme politike në vend duhet të jetë mbi palët dhe të lëshojë mesazhe qetësie, sot ka ndryshuar. Dhe jemi ende në një ngërç dhe një tension të fortë, ku të shpresohet që pas 25 prillit të shfryhet, për t’u futur në normalitetin e “anormalitetit” tonë.

Të fundit

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV