U kap duke blerë vota/ Kush është Mimoza Trimi, ‘themeluesja’ e LSI dhe mikesha e Monika Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja për deputete Mimoza Trimi u kap në flagrancë mbrëmjen e sotme,  pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim të votës. Por ndërkohë rezulton se Trimi është më shumë sesa thjesht kandidate për deputete e LSI-së, por ‘themeluese’ e kësaj partie, e cilësuar kështu nga vetë kryetarja Monika Kryemadhi.

Vetëm disa ditë më parë, kur e ka prezantuar si kandidate për Elbasanin, Kryemadhi i thuri asaj elozhe, duke e cilësuar edhe si mikeshë të saj.Postimi i plotë i Kryemadhit:Sot të gjithë ditën do ta kalojmë në Elbasan. Në mëngjes prezantuam Klaudian në zonën e vet, ku dhe ajo është e angazhuar. Tashmë jemi me Mozën, doktoreshën tonë, e cila është themeluese e LSI-së, por edhe një nga personat që u gjendet të gjithë qytetarëve Elbasanas në çdo moment për hallet dhe problematikat që ata kanë për zanatin e vet që ka.

Sepse jo të gjithë me zanatin apo me profesionin që kemi, kemi mundësi tu shërbejmë njerëzve, por Moza si mjeke laborante që është, e krijon mundësinë dhe shansin që të ketë komunikimin e përditshëm me njerëzit dhe kjo është një nga shanset dhe mundësitë që ne duam të rikthejmë diçka ndryshe ne jetën tonë politike për të gjithë qytetin e Elbasanit.

Mbi të gjitha Moza është mike e mirë, është nënë e jashtëzakonshme dhe në fakt politika në Shqipëri na ka krijuar të sjellim disa imazhe, të cilat tregojnë që janë figura politike, por që harrojnë që janë njerëz mbi të gjitha, harrojnë të jenë prindër, harrojnë të jenë njerëz që u shërbejnë shoqërisë, njerëzve dhe komunitetit të tyre.

Për ne më e rëndësishme sesa të jesh një politikan i madh që bën sikur bën një politikë të madhe dhe zgjidh kriza të mëdha ndërkombëtare midis superfuqive, për ne si LSI është shumë e rëndësishme që të jesh një politikan i vogël, një njeri normal, që u shërben njerëzve, që iu gjendesh atyre, ia hap telefonin, iu përgjigjesh, bisedon dhe komunikon me ta.

Lexo edhe :  Albano Bogdo flet për të atin: Kisha 10 vite pa e takuar

Dhe Moza është personifikimi i këtij personi, sepse Moza ka qenë kryefamiljare prej shumë vitesh për shkak të fatit të jetës, por i rriti fëmijët e saj me sakrificë, me forcë, me vetëmohim, atë që bën çdo nënë për fëmijët e saj dhe sot është një gjyshe e lumtur, por kjo nuk do të thotë që është gjyshe dhe në angazhim. Është vullkan dhe nganjëherë energjia e pozitivitetit të gruas, të nënës, të gjyshes na bën që të marrim përgjegjësi.

Unë jam shumë krenare që në të gjithë listën e Elbasanit ne përfaqësohemi me katër gra dhe vajza në Elbasani, edhe Mirandën që kemi nga Përrenjasi, por Moza, Klaudia dhe dy Sindit, vajzat e LRI-së, janë një ekip i jashtëzakonshëm që në pamje të jashtme duken si një ekip i brishtë, por brishtësia e elementit të gruas dhe të femrës faktikisht do të jetë edhe goditja mu në zemër në qytetin e Elbasanit, sepse pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë dhe vuajnë në pasigurinë, në varfërinë dhe papunësinë e Elbasanit janë gratë dhe vajzat.

Ndaj përfaqësimi ynë përmes Mozës dhe Klaudias është i domosdoshëm, është i rëndësishëm dhe mbi të gjitha është një sfidë e jona.

Unë Moza të falënderoj shumë sepse e di që edhe për ty është një sfidë e madhe, nuk është çështje meritokracie, sepse meritokracinë e ke merituar me shumë e shumë gjëra të tjera, por është çështje sfide që ne kemi marrë bashkërisht për qytetin e Elbasanit.

/Shqiptarja.com

Të fundit

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Lajme të tjera

Web TV