Frrok Çupi: Fitorja e PS e pritshme! Mandati i dytë Ramës i shkëlqyer, Basha duhet të dorëhiqej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e PS në zgjedhjet e 25 prillit, për analistin e Fjala.al,  Frrok Çupi nuk ishte befasi, por diçka e parashikuar dhe e parashtruar.

Në studion e “Report TV”, ai u ndal te mandati i dytë i kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si të shkëlqyer, duke përmendur rindërtimin pas tërmetit dhe menaxhimin e skuksesshëm të pandemisë së COVID. Për opozitën, analisti Çupi u shpreh se nuk ishte gati për të marrë pushtetin.

“Fitorja e PS ishte e parashikuar dhe e parashtruar, mandati i dytë i Ramës ishte i shkëlqyer. Kapërcyem pandeminë, që ishte një fatkeqësi botërore, por nuk u trajtua kudo njësoj, Shqipëria u rendit në vendet më të përparuara për vaksinimin dhe shpëtimin e jetëve. Qeveria shqiptare arriti të sigurojë vaksinimin duke shkuar në stadin e vaksinimit ,masiv. Fitorja ishte shumë e pritshme edhe për arsye se opozita nuk ishte gati të merrte pushtetin, Vinte nga një boshllëk parlamentar. U tmerrova kur kuptova që opozita e kishte seriozisht marrjen e pushtetit se jo vetëm dëshmoi se nuk e njohin mirë veten, por ndërkohë kryejnë mëkatin që karikojnë njerëzit deri në ekstazë se do fitojnë. Këto janë të rrezikshme për një shoqëri sepse krijojnë njeriun e ri, njeriun që shpërthen”, tha ai.

I pyetur nëse kreu i PD-së do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, Çupi tha se ky do të ishte një veprim që do ta kishte bërë çdo lider i një partie normale. Sipas tij, nuk është Basha i vetmi përgjegjës për humbjen e PD në zgjedhje, por një kornizë e tërë në parti, duke shtuar se dorëheqja e Bashës do të vendoste një standard.

“Duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin kur Pusteci manifestoi trendin që 28% ishte rritur PS. Që në atë moment një kryetar partie jep dorëheqjen, jo se mban fajin , por sepse vendos standard. Pse duhet ta japi sot? Sepse në PD dorëheqja nuk është standard. Luli ka humbur në 6 zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. PD e ka ligj që të mos jepet dorëheqja pas humbjes, Luli argumenton tani që ai nuk do e hapi dorëheqjen. PD i mbyllen portat e demokracisë. Nuk është vetëm Basha përgjegjës për humbjen, PD prej kohësh është në rënie shumë të fortë, unë çuditem si ka edhe kaq shumë votues. Përgjegjës është një lidership i tërë, një kornizë e tërë, mungesë e vizionit, tradita shumë e keqe”, u shpreh ai.

Të fundit

Genoa mposht me “poker” Romën dhe zhyt në krizë verdhekuqtë

Genoa bën “poker” dhe shkatërron Romën në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Vendasit dominuan të gjithë takimin,ndërsa...

Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje...

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Lajme të tjera

Web TV