9-vjeçari autik Jamarbër Hoxha boton librin ‘Lulëkuqja’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë s’është i talentuar vetëm kur vlerësohet me nota të larta në shkollë, por dhe kur arrin të shikojë botën ndryshe (Chuck Grassley). Këtë arrin ta bëjë dhe Jamarbër Joxha,  9-vjeçari me probleme të spektrit autik, i cili ka zgjedh që ndjesitë e tij të fëmijërisë për lulet, prindërit edhe të tjerë të afërm i ka mbledh në librin “Lulëkuqja” (AuvernaMon), duke i hapur kështu rrugë një udhëtimi të munguar në letrat shqipe.
“Unë iu dua shumë, Tirana është bota më e madhe për mua. Dua që ky libër i sapo botuar të bëhet pjesë e botës poetike, siç janë bërë veprat e Martin Camajt, Ismail Kadares edhe Dritëro Agollit”, shprehet Jamarbër Hoxha.

“Botimet tona u kujdesën për këtë promovim, pasi në këtë muaj përkon dhe një ditë që përkujton autizmin. Jamarbëri është një fëmijë i talentuar që di të shkruaj shumë bukur, që flet disa gjuhë të huaja, por edhe ka një karakter të veçantë, që duhet të njihet edhe nga lexuesit”, shprehet botuesja Toçi.

Një fëmijë autik nuk duhet të ndryshohet, por duhet kuptuar dhe dëgjuar me zemër. Prandaj  kushdo nga ne duhet të dijë t’i përcjellë dashuri kurdoherë dhe kudo në shkollë, jetë edhe punë, rrëfen profesor Edmond Tupja, i cili ndal edhe tek eksperienca e tij personale, si prind i një fëmije ndryshe

“Tërë ata prindër, familjarët që kanë dikë që e duan shumë me autizëm janë heroina edhe heronj. Këtë e kam përjetuar nën lëkurë. Ime shoqe është një heroinë. Ka fëmijë që falë shkencës dhe teknologjisë ndryshojnë, siç është edhe Jamambri. Mua të dy krahët e politikës shqiptare kanë pas dëshirë të më çojnë që të shërohet fëmija. Por kjo nuk është çështje mjeku, se duhet që të maresh tërë shtëpinë, lagjen etj. Që ta çosh atje. Kjo është e pamundur, prandaj duhet që t’u falni dashuri, se nuk bëni dot aktorëllëk me ta”, shprehet Tupja.

Lexo edhe :  Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të Kate Middleton

Promovimi i librit të Jamarbër  Hoxha u promovua në kuadër të programit të festivalit “Ditëve të librit”.

Të fundit

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit....

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Lajme të tjera

Web TV