E rëndë/ I morën bombulën e oksigjenit për një person VIP, gruaja e varfër ndërron jetë nga Covid (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua në Indi ndërroi jetë pasi policia u akuzua se ia mori bombolën e saj të oksigjenit për t’ia dhënë një personi VIP mes mungesave akute dhe sistemit shëndetësor të mbingarkuar nga shpërthimi i Covid-19 në botë me rritjen më të shpejtë.

Një video e cila qarkulluar në mediat sociale tregon një burrë që qan dhe që iu lutet oficerëve në duar dhe gjunjë jashtë një spitali privat në qytetin e Agra në Uttar Pradesh.

“Nëna ime do të vdesë nëse ia largoni cilindrin e oksigjenit”, i tha policisë Anmol Goyal, 22 vjeç derisa bombola po tërhiqej nga spitali të martën mbrëma.

Ai dhe vëllai i tij 17-vjeçar e kishin siguruar vetë oksigjenin pasi spitalit iu kishin mbaruar rezervat, duke e çuar atë në pavijonin e Covid-19 dhe duke e vendosur pranë shtratit të nënës së tyre.

Sidoqoftë, cilindri u konfiskua nga policia për dikë që ‘konsiderohet të jetë më i rëndësishëm’, sipas korrespodentit të “The Times of India” i cili shpërndau videon në mediet sociale.

Dy orë më vonë nëna e tyre vdiq.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV