Ndryshon stadiumi për finalen e Champions League? Ja ku pritet të luhet sfida

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

UEFA do të lejojë një numër të caktuar tifozësh në finalen e Champions League për vitin 2021. Rreth 9,000 tifozë do të jenë të pranishëm në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll (Turqi) për sa kohë vendimi që finalja të mbahet në Turqi më 29 maj, të jetë në fuqi.

Megjithatë, mendimi i përgjithshëm i ekspertëve të ndryshëm të shëndetit publik është se do të ishte e papërgjegjshme për mijëra tifozë të udhëtonin në Stamboll. Për këtë arsye ata e nxisin UEFA të mos lejojë tifozët të vizitojnë Evropën si pasojë e pandemisë e sidomos në Turqi. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se nga kjo e mërkurë, 29 prill deri më 17 maj, do të ketë një bllokim total në Turqi, pra vetëm dymbëdhjetë ditë para finales së Ligës së Kampionëve. Shkalla e infektimit në vendin Osman është ndër më të lartat në Evropë.

Duke pasur parasysh këtë situatë, nga Anglia, disa ekspertë të shëndetësisë i kanë kërkuar UEFA-s që në rast se finalja e Ligës së Kampionëve është midis Chelsea dhe Manchester City, Ëembley do të jetë skena e takimit për arsye të shëndetit publik. “Është çmenduri dhe e panevojsh të luhet në Turqi ,”, tha për Daily Mail Profesor Keith Neal, një ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Nottingham .

“Unë mendoj se do të ketë probleme serioze. Turqia është një zonë e nxehtë Covid dhe ka të ngjarë të mbetet e tillë edhe në maj. Nuk duket se do të përmirësohet brenda pesë javësh. Njerëzit do të udhëtojnë në aeroplanë të mbushur, duke kaluar nëpër aeroporte të mbushura me njerëz dhe duke kaluar kohë në bare dhe restorante. Është shumë e rrezikshme “, shpjegoi mjeku britanik.

Mbretëria e Bashkuar nuk e ka Turqinë në listën e kuqe, por kërkon një PCR negativ të kryer 72 orë para fluturimit.

Lexo edhe :  Covid-19/ Rriten rastet e reja, 45 të infektuar në 24 orë

UEFA ende nuk ka bërë një deklaratë përfundimtare mbi rrethanat në të cilat do të organizohet finalet, por pjesëmarrja e publikut merret si e mirëqenë. Organi i kryesuar nga Aleksander Ceferin do të duhet të vendosë nëse tifozët që marrin pjesë në ndeshje janë vetëm vendas ose do të ketë tifozë të dy ekipeve finaliste.

 


Të fundit

Prapaskenat e lamtumirës së Messit/ Barça nuk mund të paguante shifrat e çmendura që kërkoi lojtari

Lamtumira e Lionel Mesit nga Barcelona ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur pasi të gjithë pritnin...

“Janë izoluar disa vatra”, Ministria e Mbrojtjes: Në Karaburun vijon puna për shuarjen e flakëve, problematike situata në Kukës

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur mbrëmjen e sotme se janë izoluar disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ka ende vatra aktive. Në...

Zjarre në Itali, Greqi e Shqipëri/ Çfarë po ndodh me jugun e Europës?

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e...

‘Faleminderit Leo’, Barcelona përcjell legjendën Messi me dy fjalë dhe një video me momentet e tij më të mira

“Faleminderit Leo”, vetëm kaq, te Barcelona për momentin nuk kanë fjalë. Legjenda e tyre, një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave, largohet...

Në Mykonos u pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që sot u fotografua me Grenell

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti. Ai ka ndarë pamje në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV