I vuri flakën tre makinave dhe magazinës së qendrës tregtare, arrestohet 26-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar, në Lushnje, i cili qëllimisht i vuri flakën tre automjeteve më datë 19 shkurt, ku si pasojë e flakëve u dëmtua pjesërisht edhe magazina e qendrës tregtare.

Ngjarja ndodhi në lagjen Çlirimi rreth orës 2:30, në parkimin e një qendre tregtare, ku si pasojë e flakëve u dogjën një Mercedes Benz, një Audi A4 dhe një automjet transporti tip “Fiat”.

Ndërkohë sot bëhet me dije se policia ka arrestuar një 26-vjeçar i identifikuar si Fridman Xhaferraj  banues në Lushnje i cili dyshohet të jetë autor i zjarrvënies.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Lajme të tjera

Web TV