Covid në Shqipëri/ Ulet numri i infektimeve, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të diel është shënuar një ulje e shifrave të COVID në vendin tonë. Në bilancin e 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”.

Statistika (02 Maj 2021)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 748

Të shtruar në spitale 124

Humbje jete në 24 orë 1

Lexo edhe :  3 shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Testime ditore 1,535

Testime totale 640,206

Raste pozitive 131,238

Raste të shëruara 110,920

Raste Aktive 17,921

Humbje jete 2,397

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14834

Fier 959

Durrës 272

Shkodër 472

Korçë 335

Gjirokastër 261

Vlorë 259

Elbasan 137

Kukës 115

Dibër 102

Berat 97

Lezhë 78

 

Të fundit

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Lajme të tjera

Web TV