Pacolli: Me mua President, Kosova do të kishte 180 njohje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit përmes një njoftimi për media ka njoftuar se lideri i kësaj partie ka vizituar rininë dhe bizneset e Gjilanit. Pacolli, përveç se ka fajësuar Qeverinë për mungesën e investitorëve të huaj, ka thënë se sikur ai të mbetej President i vendit, Kosova deri tani do të kishte 180 njohje.

Sipas njoftimi, bizneset së bashku me Pacollin shprehen shqetësimin se taksat për prodhuesit vendorë janë shumë të larta, ndërsa prodhuesit të cilët importojnë mallra në Kosovë janë të favorizuar, duke i shtyrë edhe ata që të mendojnë bartjen e kapitalit të tyre jashtë vendit.

“Një shqetësim tjetër i përbashkët i Pacollit së bashku me biznesmenët ishte se, kur prodhuesit vendorë eksportojnë mbi dy, tri e më shumë maune me mall, vendet fqinje atëherë fillojnë të vënë taksa dhe kushte të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e eksportit më tutje. Bizneset dhe Pacolli shprehën edhe një shqetësim tjetër të përbashkët se Qeveria e Kosovës është bërë konkurrenti më i madh i bizneseve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pacolli gjithashtu shprehu shqetësimin se fillimi i zbatimit të MSA-së për Kosovën nga viti i ardhshëm, do të dëmtojë bizneset në Kosovë pasi janë në një gjendje jo të mirë për të bërë konkurrencë me kompanitë e Bashkimit Evropian, si pasojë e politikave të dëmshme që ka tani Kosova, që nuk është bërë asgjë për t’i përgatitur për tregun e BE-së, dhe njëkohësisht do ta lërë pa buxhet vendin, pasi buxheti i Kosovës kryesisht mbushet nga të hyrat doganore.

“Në këtë gjendje në të cilën ndodhet Kosova, asnjë investitor i huaj nuk do ia mësyjë Kosovës, kur ka alternativa më të mira dhe më të sigurta për të bërë biznes nëpër rajon dhe botë”, ka thënë Pacolli.

Lexo edhe :  PLATINIA I PROLETARIATIT

Ndërsa, në takimin me rininë gjilanase, Pacolli shprehu shqetësimin se rinia e Kosovës është ngulfatur dhe nuk është bërë asgjë për ta, dhe sot pjesa më e madhe e shoqërisë është duke jetuar me standard më të ulët jetësor se para 40 viteve.

Ai shprehu shqetësimin se është shkatërruar prona shoqërore dhe klasa e mesme e vendit, dhe paratë nga privatizimi të dërguara jashtë vendit nuk mund të kthehen në Kosovë pa një marrëveshje me Serbinë.

Pacolli ngriti edhe çështjen e njohjeve ndërkombëtare, ku tha se vendi ka de fakto 112 njohje, ndërsa de jure ka 109 njohje, por që ai po të vazhdonte ai mandatin si president Kosova deri më tani do të kishte rreth 180 njohje.


Të fundit

Fitoi kujdestarinë pasi u divorcua/ Burri shet djalin 2-vjeçar për 25 mijë dollarë

Një kinez është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij, dy vjeç dhe ka përdorur paratë për...

“U dashurua me një vajzë të re dhe u nda nga bashkëshortja”/ Avokati rrëfen historinë e biznesmenit shqiptar

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë për të cilën ndoshta gjithmonë do të flitet, janë si ato temat universale...

Ish-presidenti Bamir Topi: Basha pas buzëqeshjes së stampuar ka shumë hipokrizi

Ish-presidenti Bamir Topi, një prej figurave kryesore të demokratëve disa vite më parë ka komentuar humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa një...

Makinat e Formula 1 zëvendësohen me ambulanca, ja arsyeja

128 shoferë të ambulancave po stërviten për të menaxhuar trafikun në Stamboll. Mediat vendase bëjnë me dije se pista e cila u përdor nga...

Raketa kineze dështoi/ Copëza të saj po bien në Tokë, ky është shteti i rrezikuar (Video)

Raketa fluturon në mënyrë të pakontrollueshme përmes orbitës dhe do të përplaset në tokë në ditët në vijim. Kina vuri në orbitë pjesën e parë...

Lajme të tjera

Web TV