PS nis “betejën” me Metën, mbledh Parlamentin: Brenda një seance i rrëzon 11 dekrete

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Partia Socialiste do të mbledhë Parlamentin të martën, për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në rendin e ditës ka një agjendë të ngjeshur të miratimit të ligjeve, akteve normative. Por ajo që bie në sy janë shqyrtimi në bllok i 11 dekreteve për kthim ligjesh të paraqitur nga presidenti Ilir Meta. Një paketë ligjesh lidhet kryesisht me ato që cilësohen si pjesë e reformës në drejtësi. Mazhoranca përpara zgjedhjeve i rishikoi ato ligje që u votuan me shumicë të cilësuar votash, por që presidenti i ktheu ato bllok.

Veç ligjeve të paketës së reformës në drejtësi, Meta ktheu mbrapsht edhe ligjin për Vettingun në Policie. Në shkresën e tij ai e cilësoi si të qëllimshëm ndërprerjen e procesit të vettingut në polici dhe se kjo bëhej, sipas tij, si një presion përpara zgjedhjeve.

Do jetë pikërisht kjo seancë që do të shfrytëzohet nga socialistët për të kritikuar presidentin Meta në lidhje me qëndrimet e mbajtura për zgjedhjet e 25 prillit, por mbi të gjitha të sulmeve të paprecedente që ai ndërmori ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Këto sulme do të jenë dhe busulla e betejës së socialistëve në ditët e ardhshme ndaj Metës.

Rrëzimi në bllok i 11 dekreteve të Metës do të jetë edhe një sinjal i fortë ndaj presidentit, ku mazhoranca tashmë ka nisur përgatitjet për të ngritur një komision hetimor të dytë parlamentar për shkarkimin e tij.

Mazhoranca po synon ta përfundojë këtë procedurë me Parlamentin aktual, pa pritur që të nisë punën Legjislativi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk e ka shumicën e nevojshme për të votuar shkarkimin e presidentit, për t’ia dërguar më pas për vendimin final Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe :  Poston pamjet piktoreske nga Tamara në Shkodër, Rama uron një javë të mbarë


Të fundit

Arrestohet zyrtari në Tiranë, në pranga edhe dy “mashtruese”

Tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Me një njoftim për...

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

Të shtëna me armë në Tiranë, teksa nga informacionet e para raportohet për një person të plagosur. Redi Kaçorri është 19-vjeçari i cili mbeti i...

Gruaja lufton për jetën pas përdhunimit brutal gjatë dasmës

Sipas raportimeve të fundit nga India, një grua po lufton për jetën pasi rrah brutalisht, u përdhunua në grup dhe u la e varur...

Shifrat/ Ku u zhduk anëtarësia e PD-së?

Sa është numri real i anëtarëve në partitë politike? Kohë më parë Instituti i Studimeve Politike (ISP), i cili monitoron rregullisht zgjedhjet në partitë...

Tmerri i Italisë/ Të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, arrestohen shqiptarët e bandës ‘Alfa Romeo’ (Video)

Nëntë goditje në apartamente në më pak se dy muaj, katër në Casatenovo e pesë në Verderio, midis nëntorit e dhjetorit 2019. Vepër e gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV