“Kemi të gjitha provat”/ Balla: 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për median nga Kryesia e Kuvendit zbardhi detaje nga kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Balla në fjalën e tij tha se në kërkesën e PS janë të gjitha provat e nevojshme për të iniciuar procesin e shkarkimit të Presidentit.

Balla sqaroi se kërkesa e socialistëve, pas shqyrtimit në Kuvend, do të kalojë në Komisionin e Ligjeve, prej ku do t’i hapet më pas rruga ngritjes së Komisionit Hetimor.

“Besoj që jeni vënë në dijeni që prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ e anëtarëve të Kuvendit, rreth 50 deputetë, të cilët kanë depozituar kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit, se ky i fundit para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme e Kuvendit që i kërkon presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuara nga Kushtetuta, lidhur me ushtrimin e detyrës nga ana e tij, gjë që nuk ka ndodhur, pasi ai ka vazhduar edhe pas kësaj rezolute të kryejë veprime kundër ligjit. Në këtë vështrim, Kuvendi do të shprehet me vendim në ditët në vijim, lidhur me këtë kërkesë, që plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi.

Kjo kërkesë nga ana e kryetarit të Kuvendit do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Ligjeve, që brenda një afati duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore e formale e m pas do duhet të ngrihet Komisioni hetimor, për të vërtetuar nëse qëndrojnë dyshimet e ngritura. Besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik. Nuk do doja të bëja asnjë deklaratë tjetër përpara se Komisioni i Ligjeve ta shqyrtojë kërkesën, pasi nuk dua të ndërhyj aspak në mandatin që ka ky komision, por si një prej firmëtarëve besoj se në dokumentin shumë të plotë, që kemi paraqitur, janë të gjitha provat e nevojshme e të domosdoshme, që jo vetëm argumentojnë qëndrimin tonë, por që janë edhe provat e nevojshme për të iniciuar procesin e shkarkimit të Presidentit”, deklaroi Balla.

Të fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Në prill u mbyllën 677 aktmarrëveshje

OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga...

Presidenciale në SHBA, qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

Dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara vazhduan fushatën këtë javë. Presidenti Joe Biden vizitoi një qytet amerikan që po përballet me...

Leipzig nuk gabon në transfertën e Heidenheim dhe ruan vendin e katërt ndaj Dortmund

Leipzig nuk gaboi në transfertë ndaj Heidenheim me miqtë që triumfuan me shifrat 1-2. Leipzig hapi llogaritë e sfidës në minutën e 42 me...

Sipas stinës, këto janë lista e ushqimeve që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët...

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është...

Lajme të tjera

Web TV